ISHP: Helmimi i dasmorëve në
Fier ka ardhur nga salmonela

ISHP: Helmimi i dasmorëve në<br />Fier ka ardhur nga salmonela
TIRANË - Nuk është salmonela shkaku i helmimit të më shumë se 100 dasmorëve e ndodhur në fshatin Gorishovë të Fierit. Drejtoria e Përgjithshme e ISHP-së në Tiranë, ka hedhur poshtë analizat e drejtorisë rajonale të Fierit, që kishte nxjerrë si shkak virusin e salmonelës.
 
Gjatë një komunikimi me median, drejtori i ISHP-së, Ardian Hoxha se ka deklaruar se, “nuk është sëmundja e salmonelës shkak i helmimit”. Sipas tij, analizat përfundimtare ende nuk kanë dalë, e kështu që nuk dihet ende se për çfarë shkaku dasmorët përfunduan në spital të helmuar.
 
Një ditë më parë, ishte drejtoria e Shëndetit Publik në Fier, që bëri të ditur se, shkak i helmimit të dasmorëbe në Gorishovë ishte sëmundja e kuzhinierit me salmonelë.
 
Redaksia online
(ac/sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria do të zhvillojë Industrinë Ushtarake, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca

Nis hetimi për Ceo-n e Telegram, jep 5 mln euro për lirimin me kusht! I ndalohet largimi nga Franca