ISHP jep alarmin: 50
mijë fëmijë janë obezë

ISHP jep alarmin: 50 <br />mijë fëmijë janë obezë
Fëmijët obezë janë tashmë një shqetësim real edhe për vendin tonë. Mendohet se në vend 20% e fëmijëve janë obezë, ose e thënë me thjeshtë rreth 50.000 fëmijë janë në mbipeshë.

Kjo është shifra më alarmante e publikuara nga Instituti i Shëndetit Publik në 20 vitet e fundit duke e parë obezitetin tek fëmijët në rritje dhe si shkaktare të një sërë sëmundjesh.

Drejtori i ISHP-së, Enver Roshi, duke iu referuar studimeve të bëra nga ky institucion, thotë se duhet ndryshuar rrënjësisht sjellja e prindërve ndaj mënyrës së të ushqyerit të vegjëlve.

Kjo nis nga shtëpi, çerdhet dhe kopshte. Obeziteti është një ndër shkaqet që riskon të vegjlit për t'u bërë me diabet, ku kreu i ISHP e sheh me shqetësim rritjen e numrit të diabetikëve.

Popullata e diagnostikuar me diabete është rreth 60.000 ndërsa shifra reale është rreth 120.000 të sëmurë diabetikë. Ndërkohë që në këtë shifër nuk mungojnë as të vegjlit të diagnostikuar tashmë me sëmundjen e sheqerit, dhe për të cilët ka një kosto shumë të madhe ekonomike.

(ad.ti/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë

Nga kamerier në Mykonos, në mikpritës turistësh në Fishtë