ISHP: S'jemi prekur nga epidemia
e gripit të SHBA-së, por kujdes

ISHP: S'jemi prekur nga epidemia<br />e gripit të SHBA-së, por kujdes
TIRANE- Ministria e Shëndetësisë doli sot në një deklaratë për shtyp për të garantuar se shfaja epidemike në SHBA nuk ekziston në Shqipëri. Drejtori i Institutit të Shëndetit Publik sqaron se kemi një qarkullim të ulët të epidemisë së gripit në vendin tonë që në fund të janarit deri në mars do të rritet.

Zoti Enver Roshi tha se janë ekzaminuar mostra nga disa qytete si Tirana, Vlorë, Durrës, dhe të gjitha mostrat kanë rezultuar negative ndaj epidemisë që është përhapur në SHBA. Kreu i ISHP-së, Roshi thotë se kemi të bëjmë me një grip stinor.

“Nuk jemi para një epidemie që të kemi frikë, por nuk do të thotë që të ulim vigjilencën’- nënvizoi Roshi. Ai bëri apel mjekëve të familjes të mos neglizhojnë marrjen e mostrave dhe raportimin e rasteve të dyshuara, ndërkohë që ISHP po ndjek me vëmendje situatën në rajon dhe ka kontakt me OBSH.

ISHP thotë se qarkullon vaksina e gripit dhe janë të këshilluar fëmijët, të sëmurët dhe të moshuarit, si grupet më të rrezikuara për t’u prekur nga gripi të bëjnë këtë vaksinë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë një urdhëresë veçantë dhe këshillon qytetarët të mjekohen me paracetamol dhe lëngje. Nëse temperature vazhdon të rritet të mos e neglizhojnë por t’i drejtohen mjekut të familjes.

Në SHBA janë regjistruar të paktën 28 747 raste gripi këtë dimër dhe 20 fëmijë kanë humbur jetën si pasojë e kësaj epidemie. Nju Jork ka shpallur gjendjen e urgjecës sanitare. 

Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital

Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital