ISHP, Ylli: Në 2014-n, ndërhyrje në
legjislacion për kancerin e gjirit

ISHP, Ylli: Në 2014-n, ndërhyrje në<br />legjislacion për kancerin e gjirit
TIRANË - Alban Ylli, specialist në Institutin e Shëndetit Publik ka qenë sot i ftuar në “A1 Report” për të diskutuar mbi sëmundjen e kancerit të gjirit.

Kjo teksa televizioni “A1 Report” ka çelur një fushatë sensibilizuese për sëmundjen e kancerit të gjirit në ekran, gjë që është përshëndetur nga i ftuari Ylli, i cili ka theksuar se “një gjë të tillë duhet ta bënte së pari shteti”.
 
Sipas specialistit Ylli, "numri i pacienteve, të prekura nga kjo sëmundje, po rritet; po ashtu edhe rreziku për të pasur pasoja të rënda për shëndetin e tyre pas kontrollit. “Më shumë ka rëndësi kapja e hershme. Ky është rekomandimi bazë”, ka këshilluar Ylli.
 
Ai ka vënë re se gjendja ka ndryshuar vitet e fundit, por ka ende shumë për të bërë. 

Ylli ka paralajmëruar se për vitin e ardhshëm po planifikohet të nisë një ndërhyrje në legjislacion sa i takon qartësisë lidhur me ofertën, detyrat, kostot, që kanë të bëjnë me depistimin. 
 
“Nuk është ende e qartë, nëse depistimi është falas apo kushton. Është e paqartë si duhet të funksionojë përdorimin e këtyre shërbimeve”.

Redaksi Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat

Nga sheshi 'Skënderbej' në Tiranë, nis turi i 81-të çiklistik i Shqipërisë! Mësoni pesë etapat