Ish-prefekti i Vlorës humbi betejën me COVID, Basha: Do mbahet mend për kontributin për demokracinë

Ish-prefekti i Vlorës humbi betejën me COVID, Basha: Do mbahet mend për kontributin për demokracinë

Lulzim Basha

Kreu i PD Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish prefektit të Vlorës Eduart Velçani i cili ishte infektuar me COVID.

Basha shkruan se Velçani ishte një qytetar me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë.

“Me hidhërim mora lajmin për ndarjen nga jeta të Eduart Velçanit që humbi betejën me Covid-19. Qytetari me vlera të patjetërsueshme për Vlorën dhe gjithë Shqipërinë ka qenë mbështetës për çdo problematikë të bashkëqytetarëve të tij vlonjatë. Ai do të mbahet mend për kontributin e tij për demokracinë, angazhimin si prefekt i Vlorës, dhe në degën e PD së Vlorës të cilën ndihmoi ta themelonte. Ngushëllimet e mija më të ndjera për Edvanin dhe Albanin dhe bashkëshorten Valentinën e miqtë e tij të shumtë. U prehtë në paqe!”, shkruan Basha

Verçani ish-prefekti i Vlorës, ka ndërruar jetë për shkak të COVID në moshën 61-vjeçare. Ai kishte më shumë se 7 ditë i shtruar në spital. Gjendja e tij shëndetësore u përkeqësua dy ditë më parë.

1613397234_EuRAqQRXAAQV3Yf.jpg

Eduart Velçani

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës