Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës

Ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, feston ditëlindjen e 53-të në burgun e Hagës

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi

HAGË- Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot mbush 53-vjeç, por në ndryshim nga e kaluara, ai nuk mundet që këtë ditëlindje ta festojë krah familjes apo miqtë, pasi ndodhet në paraburgim në Hagë.

I vetmi mik që do të këtë mundësi t’a urojë për këtë ditë të veçantë nga afër, do të jetë ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, i cili po mbahet bashkë me të në Qendrën e Paraburgimit në Hagë.

Thaçi ndodhet në paraburgim që nga 5 nëntori i vitit të kaluar. Ndaj tij, por edhe 3 ish-drejtuesve të tjerë të UÇK-së, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi rëndojnë akuzat për veprat penale të ndalimit të paligjshëm ose arbitrar, trajtimit mizor, torturës dhe vrasjes së paligjshme dhe krimet kundër njerëzimit të burgosjes, akteve të tjera çnjerëzore, torturës, vrasjes së paligjshme, zhdukjes me forcë të personave dhe përndjekjes, të cilat sipas Dhomave të Specializuara, janë kryer mes marsit 1998 dhe shtatorit të vitit 1999.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi

Krishtlindja në Tiranë/ koncerti i Merita Halilit elektrizon sheshin 'Skënderbej', kthehet në pistë vallëzimi