Ish-Presidenti Nishani ‘zbërthen’ modelin e qeverisë Rama: Bandat blejnë vota, shpërblehen me tendera

Ish-Presidenti Nishani ‘zbërthen’ modelin e qeverisë Rama: Bandat blejnë vota, shpërblehen me tendera

Ish-Presidenti Bujar Nishani

Tirane- Ish-Presidenti Bujar Nishani përmes një statusi të shpërndarë në profilin e tij në Facebook thotë se modeli që ka ngritur qeveria Rama duhet të marrë fund.

Sipas Nishanit, modeli konsiston në blerjen e votave përmes grupeve të krimit, të cilët shpërblehen kur vijnë në pushtet me tendera. Nga ana tjetër, shton ish kreu i shtetit shqiptarët mbeten pa spitale, rrugë e shkolla.

Statusi i plotë i Nishanit

Modeli i qeverisjes socialiste të Edi Ramës në Shqipëri : “anëtarët e grupeve të krimit të organizuar blejnë vota gjatë zgjedhjeve, qeveria u shpërndan buxhetin e shtetit me tendera për bisneset e tyre”. 
Ndaj nuk ka rritje pensionesh, ndaj nuk ka rritje pagash !
Ndaj nuk ka spitale, shkolla, rrugë të reja !
Ndaj nuk ka ujë, energji, libra, ilaçe për më të varfërit.
Krimi organizuar pastron paratë, rilindasit pushtet të pakufizuar dhe pakontrolluar.
Ky model duhet të marrë fund !

Bujar Nishani

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cuka Kreshnik: 24/08/2018 09:22

    Shko mor rrot K.......t Militant imarr Hajdut kriminel a nuk ekuptoni Se Skeni Ku meukap. nuk ju don kush ma legena

    Përgjigju
  • Arjani: 23/08/2018 14:16

    Doli i semuri psiqik i Sales.... Te dha leje babi Sala te besh cicin?

    Përgjigju
  • Arjani: 23/08/2018 14:16

    Doli i semuri psiqik i Sales.... Te dha leje babi Sala te besh cicin?

    Përgjigju
  • Labi: 23/08/2018 14:12

    Mr..ish President:Analiza juaj do te ishte e vlefshme nese do te behej ne kohen kur ju ishit I pari I vendit.cfar bet ju..qe flisni me kaq shum dashuri per kete vend (Shqiperi)ishe nje manikin e shemtuar.nje marjonet qe nuk perdorte dot gjymtyret me forcen e vet.!nuk te takon te flasesh sot..shijo pushimet..!

    Përgjigju
  • Emigrant: 23/08/2018 14:01

    Ish President kukull sepse saliu e vuri që ta përdorte për qëllimet e veta të djallëzuara si lshko që është dhe tani nuk flet me mendjen e vet por me gojë

    Përgjigju
  • redi: 23/08/2018 13:56

    Ishte fatkeqesi kombetare ,qe be krye te presidences shqiptare u vu nje noter politik . Saliu te zgjodhi si njeriun me te bindur e tij , dhe e ushtroi vete detyren e presidentit me fytyren dhe emrin e tuaj. Eshte e vertete se Shqiperia ne vitin 2015 u perball me mbjelljen masive te kanabisit qe ju akuzoni qeverine . Po ti zotrote ,qe ishe kryetar i keshillit te sigurise kombetare , kryetar i KLD dhe komandant i pergjithshem i forcave te armatosura , cfar beje ? Ti nuk ke zbatuar kurre kushtetuten por urdherat e Saliut dhe shkaterrove drejtesine shqiptare dhe e ktheve ne organin me te korruptuar ne bote . Ju duhet te mbyllni gojen, se jeni fajtor dhe duhet te ndiqeni penalisht per veprimet e tua antikushtetuese ne dem te shtetit shqiptar

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave

Shenjat që kanë më shumë gjasa të fillojnë një zënkë në tryezën e festave