Ish-presidenti serb kundër planit franko-gjerman: Serbia nuk duhet ta pranojë! Pas 10 vitesh, gjenerata e re mund të nxisë luftëra
Ish presidenti serb, Boris Tadiç
Ish presidenti serb, Boris Tadiç ka deklaruar se nëse Serbia do të pranojë planin franko-gjerman, do të mbartë me vete një rrezik. Sipas tij pas 10 vitesh, do të vijë një brez hakmarrës që do të shkaktojë luftëra të reja në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Sipas Tadiç bota është bërë një vend më i rrezikshëm për të jetuar pas vendimit të SHBA-së për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe vendimit të paqartë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në këtë drejtim.
Ai tha se Serbia nuk duhet ta pranojë planin franko-gjerman, duke argumentuar se nënkuptonte pranim të Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.
Në rast se kjo ndodh, Tadiq tha se do të ishte “krejtësisht e parëndësishme” se a njeh Serbia shtetin e pavarur të Kosovës.
“Le të supozojmë se Aleksandër Vuçiç e pranon propozimin, kush do të dëshirojë më të hyjë në BE? Kush do të votojë për anëtarësim në BE, kush do ta shantazhojë Serbinë? Ne tashmë kemi më pak se 50% mbështetje popullore për BE. Mendoj se Vuçiq ka më pak fuqi unë, se unë i kam thënë ‘Jo’ Angela Merkelit”, ka thënë Tadiç për mediat serbe.
Ai tha se nëse ndodh anëtarësimi i Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara atëherë nuk kishte fare rëndësi nëse Serbia e njihte apo jo.
Ndërkohë, ditë më parë, Albin Kurti pas një takimi me të dërguarin e Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, Miroslav Lajçak bëri me dije se ishte i gatshëm të pranonte planin franko-gjerman. Kjo solli edhe debate në Kuvendin e Kosovës ku deptuetët e opozitës i kërkuan llogari përse nuk e lajmëroi më herët diçka të tillë.
B.V/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
53.6%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
4.9%
Vota total: 1864
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Dialogu Kosovë-Serbi, Sorensen konfirmohet si emisar, merr miratimin e ministrave të Jashtëm të BE, nis mandatin më 1 shkurt
27 Janar, 13:00
-
Kosovë/ Shtyhet seanca për vrasjen e Liridona Ademaj
27 Janar, 12:33
-
Kosovë/ Sot nis gjykimi për vrasjen e Liridona Ademajt
27 Janar, 09:38
-
Kosovë/ Aksident i rëndë në Mitrovicë-Pejë, 3 persona humbin jetën, 5 të lënduar! Katër prej tyre zyrtarë policorë
26 Janar, 21:29
-
Partitë serbe në Kosovë raportojnë incidente, pretendojnë se janë ‘sulme politike’
26 Janar, 14:46
-
Ekonomia e Kosovës, shumë premtime, pak përparime
26 Janar, 11:15
-
Fluks në Morinë, dhjetëra qytetarë drejt Brezovicës në Kosovë për të kaluar fundjavën në pistën e skive
25 Janar, 15:40
-
SHBA urdhëron pezullimin e ndihmës ndërkombëtare
25 Janar, 09:28
-
Beogradi nën ‘pushtetin’ e studentëve, momenti i frikshëm kur një automjet futet mes protestuesve dhe përplas dy prej tyre (VIDEO)
24 Janar, 19:09
-
FOTOT/ Grevë e përgjithshme në Serbi, aksion edhe në Mitrovicë të Veriut
24 Janar, 17:49
-
Shpalli non-grata 14 persona, mes tyre dy shqiptarë, 320 organizata jo qeveritare dënojnë veprimin e Serbisë
24 Janar, 15:37
-
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi, për garantimin e një mjedisi të sigurt
24 Janar, 14:51