Presidenti i rrëzuar i Venezuelës, Nicolás Maduro, ka reaguar për herë të parë pasi u arrestua nga forcat amerikane sëbashku me bashkëshorten e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘X’, Maduro e ka përshkruar veten si “të palëkundur” dhe “të qetë”. Ish-Presidenti venezuelian shtoi se po merr forcë nga mbështetësit e tij.
“Jemi mirë, të palëkundur, të qetë dhe në lutje të vazhdueshme”, thuhej në mesazhin e publikuar në llogarinë e Maduros në rrjetet sociale, megjithëse nuk bëhet e ditur se kush e kishte shpërndarë atë në emër të tyre.
— Nicolás Maduro (@NicolasMaduro) March 28, 2026
Maduro dhe bashkëshortja e tij, Cilia Flores, po mbahen prej 3 muajsh në një burg federal në Brooklyn, ku po përballen me akuza penale të ngritura në SHBA kundër tyre për lidhje me trafikun e drogës.
Që nga kapja e tyre, Maduro dhe Flores raportohet se nuk kanë pasur qasje të drejtpërdrejtë në internet apo lajme, duke u mbështetur në telefonata të kufizuara me familjarët dhe avokatët.
Komente










