Inspektoriati Shëndetësor Shtetëror ka mbyllur një klasë në shkollën 9-vjeçare "Meleq Gosnishti", në qytetin e Përmetit, pasi 7 nxënës kanë rezultuar të prekur më COVID.
Nga 20 nxënës që ka klasa e tetë, 7 prej tyre rezultuan pozitiv në rapid-testin e kryer sot nga inspektorët e NJVKSH Përmet.
Nxënësit duket se i ka infektuar mësuesja kujdestare e cila prej ditësh ishte konfirmuar e prekur.
Për të shmangur ekspozimin ndaj virusit për nxënësit e tjerë, ISHSH Gjirokastër ndërmori hapin ekstrem për mbylljen e klasës së VIII. Ndërkohë që në shkollë vijojnë rapid-testet për nxënësit e tjerë.
Ore mami juaj e gjeti kush e kishte i pari virusin? Te shkretet mesues qe po vene koken ne sater per nje rrog te qelbt dhe tani u bejne dhe akuza.
Përgjigju