Ish-shefi i Forcave të Armatosura në Report Tv: Lufta në Ukrainë do të zgjasë minimalisht edhe 1 vit tjetër! NATO e vendosur t'i qëndroje në ndihmë

Ish shefi i Forcave të Armatosura në Shqipëri, Bardhyl Kollçaku thotë se lufta në Ukrainë do të zgjasë dhe do të jetë e vështirë për të dyja palët. I ftuar në Report Tv në emisionin ‘Studio Live’, deputeti socialist tha se lufta minimalisht edhe një vit tjetër do të zgjasë. Për gazetarin Abër Hitaj, Kollçaku u shpreh se nëse Ukraina pushon së luftuari, do të pushojë edhe së ekzistuari, pasi po punon për të mbrojtur jetën.

'Putin, diktator që nuk dëgjon këshillën e ushtarakëve dhe profesionistëve. Kur nuk dëgjuan këshillat luftarake je i detyruar të dështosh. Ka dështuar në të gjitha aspektet. Është përqendruar tek ato 4 provinca.  Lufta do të jetë e gjatë e vështire me kosto nga të dyja palët, po një gjë do të jetë e sigurt që Ukraina do të fitojë dhe Rusia nuk do të arrijë që ta mposhtë kurrë Ukrainën. Ai brez i shërben shumë Rajoni Donbasit është rajoni më i pasur me minerarë. Ka disa nga fabrikat më të mëdha të hekurit dhe çelikut dhe dalje në detin Azov.

Rusia si kontrollon dot provincat që ka pushtuar. Ka rezervat në municione dhe nuk i dhimbset që njerëzit mund të vriten.  Nëse Ukraina pushon që luftuari pushon së ekzistuari, pasi po punon për të mbrojtur jetën. Perëndimi dhe NATO është vendosur që ti qëndroje në ndihmë Ukrainës. Minimalisht edhe një vit tjetër do të zgjasë. Forcat Mbrojtjes së Ukrainës, janë duke u stërvitur në Gjermani. Tankistë dhe drejtuesit e mjeteve të blinduara janë duke u trajnuar në Angli dhe SHBA. Dhe me ndihmën amerikane do të arrijnë të bëjnë një kundërofensive dhe nga Zaporizha të dalin në Mariopol dhe ti mundësojë Ukrainës daljen në detin Azov.’- tha Kollaçku.

Sa i takon pozicionimit të Kinës, Kollçaku u shpreh se deri tani nuk i ka ofruar ndihëm ushtarake Rusisë dhe se SHBA e ka paralajmëruar se do të ketë sanksione në rast se do ta ndihmojë ushtarakisht.

‘U tha që Kina do ti vinte në ndihmë Rusisë. Deri tani që flasim s’u ka dhënë mjete ushtarake. Ka dyshime se po tentohet ti ofrohet ndihmë Rusisë dhe SHBA i ka bërë paralajmërime të drejtpërdrejta që mos të ndihmojnë. Po tenton të ketë një rol në një botë që është kaotike në këtë momente. Natyrisht Kina është fuqia ekonomike dytë në botë, por besoj se do ti thërrasin arsyes që mos të shkojnë tek ndihma ushtarake.’- tha Kollçaku.

M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit

Krishtlindja, Presidenti e Kryeministri urojnë besimtarët katolikë! Begaj: Të reflektojmë mbi vlerat më të larta të njerëzimit