Ish-shefi i shtabit të FA në Report TV: Sulmi rus ka kaluar në fazën e dytë, Putin nuk po kursehet! Shqiptarët që s’janë trajnuar, të mos bashkohen në luftën e përgjakshme

Ish- shefi i shtabit të Forcave të Armatosura dhe deputeti socialist Bardhyl Kollçaku tha në Report Tv se kjo është faza e dytë e sulmit rus ndaj Ukrainës dhe se duke parë rezistencën e tyre nuk po kursen asgjë! Sipas tij ditët në vijim do të jenë edhe më të vështira, duke sjell dëme katastrofale.

“Tani kemi hyrë në fazën e dytë të luftimeve, ushtria ruse po hedh në veprim të gjithë arsenalin e saj, nuk po kursen asgjë, madje edhe raketat që janë të ndaluara nga Konventa e Gjenevës. Sot në Kharvik pamë një masakër. Nga pjesa ruse ka kaluar në fazën e dytë të përshkallëzimit. Nëse në fillim kujdeseshin të mos vrisnin civil, por tani që shohin rezistencën e ukrainasve po veprojnë. Në ditët në vazhdim mendoj që do të kenë përshkallëzim dhe dëme të pamenduara ndonjëherë.”, u shpreh ai.

I pyetur nga gazetari Andi Kapxhiu në “Sot Live në Shqipëri”, lidhur me vizitën e tij në Kiev, ai tha se 1 muaj më parë askush nuk e mendonte se situata do të agravonte dhe se Ukraina nuk kishte marrë masa mbrojtëse as në pikat strategjike.

"Situata në Kiev ndryshon nuk ndryshon vetëm me ditë, pro me orë. 1 muaj më parë askush nuk e priste këtë, menduan se ishte presion. Si ushtarak shikonim një farë qetësie, nuk kishin marrë masa mbrojtëse as në pikat strategjike.", tha deputeti socialist.

Kollçaku na kujtoi edhe njëherë se NATO nuk mund të ndërhyjë drejtpërdrejt, por ka ndihmuar në rezistencën ukrainase. Sipas tij Putin ka dalë lakuriq në çmendurinë e tij.

“NATO ka 8 vjet në Ukrainë, që ka pajisur dhe mbështetur me armatime dhe trajnim, ndaj kemi edhe një rezistencë kaq të madhe të ukrainasve. Ky sulm e ka bashkuar komunitetin ndërkombëtar si asnjëherë më parë. Putin ka dalë lakuriq në çmendurinë e tij.”, tha ai. 

Për sa i përket thirrjet të Zelensky-t, presidentit ukrainas për të gjithë njerëzit në mbarë botën që kanë dëshirë t’i bashkohen luftës, ai tha se shqiptarët të cilën nuk janë të trajnuar nuk duhet të shkojnë, ndërsa e cilësoi luftën si të përgjakshme.

“E kuptoj sensibilizimin, të gjithë ata që duan të shkojnë të konsultohen me ministrinë e brendshme, të jashtme . Është një luftë e përgjakshme, kush nuk është i trajnuar, mos ta marrim mundimin. Ka shumë mënyra për të ndihmuar.”, u shpreh ai.

J.GJ./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 03/03/2022 02:38

    /FAHS/, dashje-padashje iu pergjigje sakte kunder-pyetjes time.Une permenda vetem emra shtetesh,por keto shtete kane udheheqes ,parti dhe levizje qe perfaqesojne ideologji dhe ambicie te brendeshme.Putini nuk ka shume ndryshim nga Hitleri,Musolini,Orbani,Erdogani,etj,ceshtja eshte sa larg shkojne me ambicjet e tyre dhe cfare bejne per te qendruar ne pushtet.Ambicjet shprehen jo vetem nga individe si lista e mesiperme,por dhe nga shtete si ata qe permenda dhe nacionalizmi eshte nje nga ceshtjet qe eshte perdorur vazhdimisht per te qendruar ne pushtet. Shpesh shteti njesohet me individin,p.sh.themi sulmoi Putini,por themi gjithashtu se sulmoi Rusia,ambicjet e Milloshevic-Serbi a nuk ishin te nderthurura?Sa per kishen ortodokse, eshte e vertete qe ne disa shtete ka nje ndikim shume te madh ne jeten civile,por nuk duhet harruar qe kishat ortodokse jane kisha autoqefale,gjithashtu nuk duhet harruar se dhe besime te tjera kane influencuar ne formimin dhe drejtimin e shteteve gjate historise,p.sh. nuk mund te harrojme influencen e kishes katolike ne shtete si Italia e Spanja,nuk mund te harrojme protestantizmin dhe rivalitetin e tij me katolicizmin ne shtete si Anglia,Irlanda,Franca,Gjermania si dhe pasojat e ketij rivaliteti ,po keshtu kalvinizmi ne Zvicer e me tej,konfliket mes myslimanizmit dhe krishterimit e judaizmit,dhe brenda vete myslimanizmit ne Lindjen e Mesme,rivaliteti mes myslimanizmit dhe induizmit dhe rivaliteti mes budizmit dhe induizmit ne Indi.Te gjitha keto besime,rivalitetet e konfliktet mes tyre dhe brenda vetes ndikuan ne shtetet ku u shtrine dhe shpesh dhe ne formimin e tyre qe shpesh ka konciduar me kohen e krijimit te identitetit kombetar,pra nuk eshte vetem kisha ortodokse qe eshte imponuar ne jeten e nje kombi.Dikur mbreterit dhe sundimtaret e botes thuhej se e merrnin bekimin dhe te drejten e sundimit nga Zoti(nuk ka rendesi ne se ishte Zeusi,Zoti,Jehova,Allahu,etj)dhe sot ka plot drejtues shteti qe kur marrin pushtetin betohen mbi librat e shenjte dhe jo mbi kushtetute.

    Përgjigju
  • Iris: 02/03/2022 01:34

    /FAHJS/,pyetje tuaj se /cfare perfiton Putini...?/,po i pergjigjem me kundra-pyetje:Po Bullgaria cfare perfiton me veton kunder Maqedonise?Po Greqia cfare perfiton me nderhyrjet qe shkakton te gjithe fqinjet e saj? Po Serbia c'perfiton ne ngaterresat qe shkakton ne Bosnje?Sic e shikon, asnje nga keto vende,nuk kane ndonje vlere te jashtezakonshme,pare nga kendveshtrimi jone,por per vende si Rusia,Bullgaria,Greqia,Serbia kane nje vlere mjaft domethenes.Ndryshimi qendron sa larg mund te shkojne per te arritur qellimet e tyre dhe duket qe konflikti Rusi-Ukraine eshte shembulli me i fundit i deri ku arrihet.

    Përgjigju
    • Fahs: 02/03/2022 15:23

      Cfare? C’lidhje kane bullgaria, gerrqia serbia me perfitimin putinistik? Perfitimi putinistik eshte ajo gjendje ku kryetari i ka te gjitha, nuk i behet vone per zgjedhjet e ardhshme dhe nuk ka cenues te brendshem. Keto pleshtat rajonal qe thua ti e bejne per pertypje te brendshme dhe per ate qe quhet “karte nacionaliste”. Kane problem se nuk fitojne zgjedhjet e ardhshme. Thjeshte perpiqen te bejne te fortin para popullit per ca vota me shume. Lejome te te kujtoj, keto pleshtat rajonal, kane nje emrues te perbashket - Kisha ortodokse. Institucioni i kishes ortodokse eshte institucion komb formues. Nese kudo ne bote eshte populli dhe kombi qe krijon shtetin, ne zonen e pleshtave tane rajonal eshte kisha ajo qe krijoi kombin (gjithe ato njerez te besimit ortodoks qe flasin dhe ndihen greke jane greke) apo bullgare apo serb a cfaredo tjeter. Dhe eshte po kisha ajo qe miraton kandidatet e shtetit. Kisha dhe shteti jane nje ne modelin ortodoks. Gerrqia dhe serbia na rruajne topet per dy arsye: 1. Se i lejon klasa e jone politike 2. Se genjeshtra e zanafilles se tyre kombetare eshte bazuar ne mos egzistencen e Shqiptareve. Te qenurit e Shqiperise shtet i pamvarur, perben deshmine e genjeshtres serbo greke. Greqia eshte komb pa heronj. Serbia eshte komb ku kryetari i saj eshte kopil shqiptari. Cfare pret?

  • Fahjs: 01/03/2022 18:48

    Duket qe lufta ne Ukraine ka hyre ne fazen e dyte, por ama dhe qasja e luftes ne fazen e dyte eshte deshmi dobesie nga ana e Rusise. Thene shkurt, Putinit i ka humbur durimi. Ukraina nuk ka aq vlere sa kostoja e luftes qe zhvillohet ne te. Rrjedhimisht, lind pyetja cfare perfiton Putini me shume se sa humbet? Ky ekuacion nuk ka ndonje rrezultat domethenes. Per ne, si qytetare te thjeshte te kesaj bote, perfitimi eshte se i q*het nena nje diktatori dhe nje sistemi te tille. Nejse, nuk jam analist lufterash, sidomos kur kemi njeshat ne pozitat drejtuese. Shoket tane putinistike, valle do marrin fluturimet per Moske? Ah po, harrova….s’ka fluturime!

    Përgjigju
  • Afrim: 01/03/2022 16:29

    Mediat po bejne te njejten gje qe bene gjate kohes se Isis ne Siri. Po shplajme trute njerezve qe te shkojne te luftojne kunder rregjimeve qe nuk i pelqejne. Shume turp qe edhe mediat shqiptare i kane hyre kesaj valleje te ideuar nga Big Brother.

    Përgjigju
  • Turi: 01/03/2022 14:51

    Cdo te thote kjo ata qe nuk jane te trajnuar ? Perse ata qe jane duhet te marin pjese ne luften e tjeterkujt ? Shikoni shtepite tuaja o njerez dhe mos u mashtroni nga ca maskarenj qe duan te jene lepires te Natos , te dergojne djemte e tyre te paret keta batakcinj qelbesira

    Përgjigju
    • Fabsj: 01/03/2022 18:39

      Pajtohem me “shikoni shtepite tuaja”, por lepires i Natos? Ca do te thuash? Ti lepihemi putinit apo ps-se, pd-se dhe lsi-se? Askush nuk lind luftetar. I tille behesh, dhe fatkeqsisht eshte lufta ajo qe te ben te tille.

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave

Mali i Zi urdhëron ekstradimin në SHBA të ish-bosit koreanojugor të kompanisë së kriptomonedhave