DIBER-Policia ka ndaluar një 20-vjeçar të dënuar me 10 muaj burg për vjedhje.I ndaluari është Klodjan Mani 20 vjeç, banues në Tomin.

Në datë 09.05.2017 Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 10 muaj burg për veprën penale "Vjedhje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal. Klodjan Mani pas ndalimit do të dërgohet në qeli për të vuajtur dënimin për vjedhje.

dy.b/shqiptarja.com