Ishte denoncuar i zhdukur një muaj më parë nga familja, gjendet i vdekur 44-vjeçari nga Gramshi

Ishte denoncuar i zhdukur një muaj më parë nga familja, gjendet i vdekur 44-vjeçari nga Gramshi

Identiteti i 44-vjeçarit të zhdukur në Gramsh

Një 44-vjeçar nga Gramshi është gjetur i vdekur në Malin e Blacës, në afërsinë e një përroi. Besim Allka, u denoncua si i vdekur nga familjarët e tij, rreth 1 muaj më parë. Viktima është gjetur i pajetë, ndërkohë që ekspertiza mjekoligjore ka dalë në përfundimin se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune.

Njoftimi i Policisë:
Në datë 09.07.2018 rreth orës 18:20 Policia e Prrenjasit u njoftua se në Malin e Blacës, Bashkia Prrenjas është konstatuar një kufomë në afërsi të një përroi. Nga këqyrja paraprake e kryer nga eksperti mjeko-ligjor rezultoi se në trupin e viktimës nuk ka shenja dhune. U identifikua viktima, B.A., 44 vjeç, banues në Gramsh, i denoncuar i larguar nga banesa në datë 18.06.2018, pasi dyshohet se vuante nga çrregullime mendore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)

Fier, neglizhuan mjekimin e pacientit dy vjet para , pezullohen 3 mjekët (EMRAT)