Ishte e punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën prej 48 orësh

Ishte e punësuar në Ministrinë e Jashtme, jep dorëheqjen motra e Nuredin Dumanit: Jam në rrezik për jetën prej 48 orësh

Nuredin Dumani

TIRANË- Motra e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani, Xhuljana ka dhënë dorëheqjen nga detyra si specialiste në Ministrinë e Jashtme. Me anë të një letre, ajo ka argumentuar se ky largim është një vendim i detyruar për shkak të rrethanave, pasi është vendosur në qendër të lajmeve, për detyra që nuk i ka kryer asnjëherë. Ajo thotë se nuk mbajtur asnjë detyrë që kishte të bënte me informacione të klasifikuara, por një detyrë tërësish teknike, si specialiste në Drejtorinë e Shërbimeve të Brendshme me afat 1 vjeçar. 

Në letrën e saj, ajo tregon se prej lajmeve të publikuara në disa portale, e më pas edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, është ndjerë e kërcënuar për jetën.  Mes gjitha lajmeve të publikuara për të, Xhuljana tregon se e vetmja e vërtetë është se ajo është përpjekur që të bëjë një jetë larg profilit të vëllait të saj vrasës, Nuredin Dumani.

"Prej së shtunës, 18 qershor 2022 jam bërë objekt i keqinformimi të opinionit publik nga disa media, mbi rrezikun që unë si individ paraqes për sigurinë kombëtare dhe institucionin që punoj prej pak muajsh si staf teknik. Si rezultat i këtyre publikimeve të pavërteta, prej 48 orësh jam në rrezik për jetën dhe e ekspozuar publikisht, jo vetëm unë por edhe kolegë me të cilët punoj prej pak kohësh, e për të cilët do të ruaj vlerësimin tim maksimal. E vërteta ime e vetme është përpjekja për të ndërtuar një jetë normale, larg profilit të vëllait tim, me dëshirën e një vajze 24-vjeçare, arsimuar me rezultate shumë të mira.

Për shkakun tim prej 48 orësh po akuzohet padrejtësisht edhe institucioni ku unë prej pak kohësh kam dhënë kontributin tim, në një detyrë tërësisht teknike, pa asnjë lidhje për sa pretendohet në media, për akses në dokumentacion të klasifikuar. Jam baltosur në mënyrë të padrejtë e po vijoj të baltosem e të rrezikohen çdo orë e më shumë për shkak të publikimit të të dhënave të mia personale, fotografive, vendit të punës etj, duke ekspozuar seriozisht edhe persona të tjerë, “faji i vetëm” i të cilëve është ndarja e orëve të punës me mua. Duke i kërkuar ndjesë institucionit që nuk i kam kryer asnjëherë, që për shkakun tim është sulmuar për ushtrim detyrash më lejoni të jap dorëheqjen e parevokueshme dhe të menjëhershme nga detyra. Me respekt, Xhuljana Dumani", shkruhet në letër. 

Kjo dorëheqje vjen një ditë pas reagimit që pati Ministria e Jashtme, ku saktësuan se motra e Nuredin Dumanit nuk ka asnjë kontakt me informacione të NATO-s, siç Berisha apo disa portale pretendonin. Ato sqarojnë se Xhuliana, si një studente me rezultate shumë të mira, nga praktika që kishte marrë, arriti të siguronte vendin e punës, por pa pasur në asnjë moment akses në informacion të klasifikuar e aq më pak në informacion të klasifikuar të NATO.

Letra e dorëheqjes së Xhuliana Dumanit

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Itali: 21/06/2022 07:19

    Me vjen keq per ty vajze e shum si ty qe per maskaraden e vllezerbe motrave apo prinderve te largohesh nga puna. Por nje gja desha te them se a e ke pyetur veten nga i rrjedh ky burim lekesh vellajt te pakten ta kridikosh apo dhe ta denoncosh vete se ndoshta do ishte ma mire do ishte ndaluar nje veasje kishte shpetuar nje jete njeriu qe vellaj e vrau. Ty te ruajte zoti nga kto gabime qe vellaj beri????

    Përgjigju
  • Roni: 20/06/2022 20:41

    E padrejte qe nje element i ri, i pergatitur t'i iki adminstrates, por biografia nuk e ndihmonte vajzen. Te kesh nje vella te tille, eshte pune e komplikuar. Kurajo.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës

Nga ulja 30% e taksës mbi ndërtesën, pezullimi i financimit të inceneatorit, Teliti prezanton 27 amendimet e PD për buxhetin e Tiranës