Të intervistosh Lionel Messi-n është ëndrra e pothuajse të gjithë gazetarëve, por Pablo Giralt pas shumë vitesh e ka bërë realitet. Gazetari argjentinas, cili punon për televizionin ‘DIRECTIT’ më në fund arriti që të bindte ‘yllin’ e kombëtares, ndërsa kjo i ka shkatuar një emocion të madh.
Teksa ishte përballe mesit Giralt deklaroi se ishte ëndrra e tij më e madhe dhe sytë iu mbushën me lot. Ajo që bie në sy është afrimiteti që ka treguar kapiteni i kombëtares së Argjentinës. Veprimet e tij nxjerrin në pah zemërgjerësinë dhe se çfarë futbollisti dhe njeriu është Lionel Messi.
“Ëndrra e jetës sime është të flisja përballë me Mesin. E kam dashur dhe admiruar gjithmonë, jam shumë me fat që sot ndodhem këtu. Për mua është shumë e rëndësishme që e kam arritur dhe kjo falë bujarisë së Leos dhe babait të tij,”- është shprehur gazetari.