Ishte gati të tërhiqej nga gara! Jonida Maliqi tregon vështirësitë e Eurosong: Kam qarë

Ishte gati të tërhiqej nga gara! Jonida Maliqi tregon vështirësitë e Eurosong: Kam qarë

Jonida Maliqi ishte një ndër artistet më të komentuara të festivalit europian të këtij viti, jo vetëm për vokalin potent, por edhe për paraqitjen e saj skenike. Në natën finale këngëtarja dhe Shqipëria u renditën në vendin e 18-të, por pas disa ditësh kjo renditje ndryshoi duke kaluar një vend më lartë. Pas mbarimit të ‘Eurovision-it’ Jonida u shpreh se për të kishte qenë një nga eksperiencat më të bukura, por duket se gjatë rrugëtimit ka pasur edhe momente të vështira. Ditën e sotme këngëtarja u shfaq për herë të parë pas festivalit europian në një emision, në “Trokit” në “InTv”.

Jonida ka treguar se prova e parë e saj në skenë nuk rezultoi aq e mirë dhe kjo gjë e ka prekur shumë. “Në provat e para skena ishte në terr total, kishte blice dhe asgjë. Kam qarë në një intervistë pas provave, nxora pretekst se më kishte marrë malli për familjarët. Unë jam shumë e sinqertë, komunikova dhe me familjarët e mi, nëse s’do kisha standardet e mia do jepja konferencë dhe do kthehesha në Shqipëri. Për fat në provat e tjera gjithçka u rikuperua më së miri”, ka rrëfyer Maliqi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim

Vlorë/ Drogë, thyerje mase, djegie makine dhe aksident, 2 të arrestuar, 2 nën hetim dhe një në kërkim