Efektivët e komisariatit numër 5 në Tiranë kanë arrestuar dje një 28 vjeçar i cili kërkohej për drejtim mjeti pa leje drejtimi, por kapet duke ndërtuar pa leje. Në prangat e uniformave blu ra shtetasi me iniciale I.H banues në fshatin Çerkezë. Burime nga policia bënë me dije se 28 vjeçari ishte i dënuar më parë për veprën penale “Drejtim automjeti pa leje drejtimi”, ndërsa pasditen e së premtes u kap në banesën e tij, po kryente punime pa leje.