Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtes së Territorit, prej dy ditësh ka nisur një aksion në Dhërmi të Vlorës për të kryer shembjen e një objekti me katër kate. Sipas informacioneve i gjithë objekti i ndërtuar është ndërtuar pa lejen përkatëse nga organet kompetente.
Ende nuk dihet se kush është pronari i këtij objekti. Forcat xheniere po punojnë gjithashtu për hapjen e vrimave në ndërtesë.
Pritet që gjatë ditës së dielë të kryhet shpërthimi i kontrolluar me mina të telekomanduara për të bërë të mundur rrëzimin e objektit të ndërtuar pa leje.
Komento