Dyshohet se e vrau për pazaret e drogës, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi

Dyshohet se e vrau për pazaret e drogës, arrestohet 38-vjeçari shqiptar në Greqi

47-vjçari grek që humbi jetën dhe vendngjarja

GREQI- Izbi Çaushi, 38-vjeç ka rënë prangat e policisë greke pasi ishte në kërkim dhe dyshohet së është autori i vrasjes së një 47-vjeçari grek në Kalamata i njohur me nofkën 'amerikani'. 

Sipas informacioneve të policisë, 38-vjeçari shqiptar fshihej në zonën e gjerë të Mesinisë dhe u arrestua në afërsi të fshatit Kitries , ku kishte lënë makinën që drejtonte ditën e vrasjes së 47-vjeçarit.

Një vrasje ndodhi në Greqi të premten, ku të përfshirë dyshohet se janë 2 shqiptarë dhe 2 grekë (pronari dhe punonjësi i tij 50 dhe 40 vjeç). Në mediat greke raportohet se autorët e dyshuar,  38-vjeçari Izbi Çaushi dhe 22-vjeçari tjetër shqiptarë Aleksandër Koto po lëviznin me një makinë ‘Opel Corsa’ kur i bllokuar rrugën motoristit 47-vjeçar grek, duke e detyruar të ndalojë në kryqëzimin e Hidrës dhe Solonos dhe më pas kanë zbritur e kanë filluar ta dhunojnë.

Menjëherë më pas njëri prej tyre, 38-vjeçari shqiptar ka qëlluar me armë “amerikanin” dhe më pas autorët janë futur sërish në makinë dhe janë 'zhdukur' me shpejtësi të madhe. Nga detajet e zbuluara rezulton se mes shqiptarit dhe viktimës ka pasur një mosmarrëveshje në lidhje me pazaret e drogës. Fillimisht u arrestua 22-vjeçari shqiptar.

Të pandehurit grekë, pronari i restorantit 50-vjeçar dhe punonjësi i tij 40-vjeçar, mohojnë megjithatë se kanë ndihmuar dy të pandehurit për vrasjen dhe argumentojnë se bëhet fjalë për një keqkuptim. 

Kush ishte 47-vjeçari grek që u vra dhe përfshirja e tij në trafikun e drogës

47-vjeçari grek ose 'amerikani' ka qenë i përfshirë në disa aktivitete kriminale, së bashku me vëllezërit e tij në Amerikë. Në veçanti, tre vëllezërit duket se kanë qenë aktivë në trafikun e drogës në Çikago që nga gushti i viti 2002, kur njëri prej u kap në një parking hoteli duke u përpjekur të blinte 3.6 kilogramë kokainë,  duke shkëmbyer një orë 60,000 dollarëshe.

Sipas të njëjtave raportime, “Amerikani” së bashku me vëllezërit e tij dhe 16 persona të tjerë po përgatisnin një operacion të madh të trafikut të drogës në restorantet e qytetit. Në një bastisje të policisë që u zhvillua në një prej këtyre restoranteve u gjet dhe u konfiskua një sasi droge me vlerë 160 mijë  dollarë . Më 21 prill 2021, ai u arrestua nga Prokuroria e Drogës së Kalamatës dhe u lirua me kusht.

Në atë kohë, policia kishte zbërthyer një rrjet që trafikonte kokainë dhe kanabis në Atikë dhe Kalamatë, por kishte vjedhur ose falsifikuar pasaporta për t'ua shitur të huajve të paligjshëm.

S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!

Eduard Zaloshnja: Pavarësisht nga data e zgjedhjeve, votimi i emigrantëve duhet të mundësohet!