Ishte në 'listën e zezë' të Laert Haxhiut për t'u eliminuar, KPA rrëzon KPK dhe kthen në detyrë prokuroren Merita Selimi
Prokurorja e Lushnjës, Merita Selimi, e rikthyer në detyrë nga KPA
Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi me shumicë votash të rikthejë në detyrë prokuroren e Lushnjës Merita Selimi, duke rrëzuar vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që e pati shkarkuar nga detyra në korrik të vitit 2023.
Prokurorja Selimi, për të cilën KPK-ja konstatoi probleme me burimet financiare të një apartamenti në Tiranë dhe me likuiditetet, kishte urdhër-mbrojtjeje, pasi u përmend në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Artan Tafani se ishte në “listën e zezë” të eliminimeve nga kreu i bandës kriminale, Laert Haxhiu.
Merita Selimi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1992 dhe prej atëherë ka punuar në Prokurorinë e Lushnjës. Pas konfigurimit të hartës së re gjyqësore, ajo ka ushtruar detyrën në Prokurorinë e Fierit.
Njoftimi i KPA-së:
“Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Rezarta Schuetz kryesuese, Ina Rama relatore, Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Natasha Mulaj anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 48/2023, datë 26.10.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 691, datë 27.07.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:
· Ndryshimin e vendimit nr. 691, datë 27.07.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Merita Selimi.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm. U shpall në Tiranë, sot, më datë 12.03.2025”.
A.Q/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.9%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 684
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Pasuria dhe profesionalizmi, Vettingu i KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit Erind Reovica
19 Mars, 10:32
-
Pjesë e 'skuadrës' së Laert Haxhisë, GJKKO lë në burg të ekstraduarin Kristi Bixheku! Atentat me eksploziv dhe ndihmë për vrasje
17 Mars, 17:46
-
KPK e kishte shkarkuar Violeta Shkurtën më 2022, KPA rikthen në detyrë prokuroren e Fierit
17 Mars, 11:58
-
Në kërkim nga SPAK për tritol e bashkëpunim në vrasje, ekstradohet nga Holanda ushtari i bandës së Laert Haxhiut
16 Mars, 14:12
-
Vettingu i KPA-së lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së TikTok-ut në Elbasan! Enkeleda Kapedanit iu gjetën probleme me pasurinë
12 Mars, 19:06
-
Vettingu nxjerr nga drejtësia prokurorin e Elbasanit, KPA lë në fuqi vendimin e KPK për Binas Ninën! Magjistrati me dy shtetësi, rezident dhe në SHBA! Probleme me pasurinë
6 Mars, 16:59
-
ILD kërkon shkarkimin nga detyra të gjyqtares Arta Llazari, më 2023 kaloi Vettingun: Shkelje të rënda, pati 11 ankesa ndaj saj!
5 Mars, 21:44
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e prokurorit të Vlorës Erjon Çelaj
4 Mars, 11:03
-
KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Manjola Bejleri
26 Shkurt, 19:42
-
KPA rrëzon SPAK-un e ONM, me shumicë votash konfirmon në detyrë prokurorin e Tiranës, Valentin Preçin! Sokol Çomo e Ina Rama votuan shkarkimin, si Dumani
26 Shkurt, 16:36
-
KPA lë në fuqi vendimin për shkarkimin e gjyqtares së Tiranës Shefkie Mataj
25 Shkurt, 16:40
-
KPA njihet me konkluzionet përfundimtare në çështjen e prokurorit Valentin Preçi
18 Shkurt, 21:49
Urime prokurores zj. selimi. Prokurore me dinjitet. Aset per sistemin dhe qytetarine. Grua dhe nene model. Pergezime KPA per rivendosjen e nderit ne vend per zonjen.
Përgjigju