Ishte në takim te Papa, hajdutët i vjedhin 30 mijë euro bizhuteri në shtëpi ish-kryeministrit italian Prodi

Ishte në takim te Papa, hajdutët i vjedhin 30 mijë euro bizhuteri në shtëpi ish-kryeministrit italian Prodi

Romano Prodi dhe gruaja Flavia gjate pritjes se Papes

Përfituan nga fakti që, së bashku me gruan, kishte shkuar në Romë për të marrë pjesë në një pritje papa kishte organizuar për famullinë e Bolonjës. Kështu që në natën mes së premtes dhe të shtunës, hajdutët, hynë në shtëpinë e ish-kryeministrit italian Romano Prodi në Bolonjë dhe e plaçkitën.

Po zhvillohen hetimet për përcaktimin e saktë të dëmtit të shkaktuar nga grabitja, pre e të cilës kanë rënë kryesisht ora dhe bizhuteri. Hajdutët kanë thyer derën e apartamentit në qendër të Bolonjës dhe hynë, ndoshta duke e ditur mungesën e banorëve. Prodi u informua për ngjarjen teksa ndodhej në Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan, së bashku me delegacionin bolonjez.

Një artikull i “Il Resto del Carlino” përllogarit se bëhet fjalë për një dëm prej rreth 30 mijë eurosh, sa i takon sendeve të vjedhura.

Duke parë mënyrën e grabitjes, hetuesit kanë prirje ta përjashtojnë që të bëhet fjalë për ndonjë gjë tjetër përveç grabitjes së thjeshtë të banesës, edhe pse për këtë është duke hetuar në mënyrë më të thelluar Digos-i.

I pyetur nga Trc Tv,  vetë Prodi tha për vjedhjen: “Na kanë vjedhur kujtimet e një jete të tërë, të gruas time dhe të miat, që nga stema e kreshmës së saj që i ishte dhuruar nga gjyshja, te të gjitha medaljet, madje edhe 38 ‘honoris causa’, kujtimet e jetës politike dhe të asaj personale”.

Prodi është një personazh mjaft i njohur për publikun shqiptar, pasi në vitin e mbrapshtë 1997, ai mbërriti  në vendin tonë dhe Italia kontribuoi me një mison paqeje për të sheshuar konfliktin e armatosur mes bandave dhe shtetit që kishte pllakosur vendin.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • tir: 24/04/2018 04:49

    Turp e marrezi! Mikut te Shqiperise dhe ne nje dite te shenjte... Uroj qe autoret te kapen e te denohen publikisht( tu priten hunde e vesh), qe kur te dalin nga burgu te kene damken e hajdutit sa te jene gjalle. Uroj te mos jene shqiptaret qe kane vene dore ne shtepine e z. Prodi, pasi ne si komb do merrnim njollen te madhe: Mosmirenjohes per mikun! Kam mbetur pa fjale nga ky lajm..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja