Në takimin e Ramës në Athinë, jep dorëheqjen drejtori i teatrit ‘Bylis’! Marku: Në Greqi isha për festivalin teatror! Tubimi, rastësi

Në takimin e Ramës në Athinë, jep dorëheqjen drejtori i teatrit ‘Bylis’! Marku: Në Greqi isha për festivalin teatror! Tubimi, rastësi

Klajdi Marku

FIER- Pas videos së bërë virale për pjesëmarrjen e tij në takimin e kryeministri Edi Rama në Athinë, drejtori i Teatrit të Bylysit në Fier, dha dorëheqjen nga detyra.

Në një deklaratë për mediat, Klajdi Marku sqaroi gjithsesi, se në Greqi ndodhej për të marrë pjesë në një festival teatror në Korinth dhe rastësia deshi që më 12 maj të mbahej edhe takimi i Ramës me diasporën, një eveniment historik theksoi ai, të cilin nuk mund ta anashkalonte.

Deklaratën se i kanë sjellë “edhe me dëshirë edhe me pahir” në Greqi, Marku thotë se e bëri në formë shakaje, dhe e quan të qëllimshme dhe të turpshme sipas tij - nxjerrjen jashtë kontekstit të bisedës me një të panjohur që e regjistroi me kamer të fshehtë për një emision te Syri.Tv.

“Unë jam aktor dhe regjisor prej shumë vitesh në teatrin Bylis, nuk kam asnjë detyrim partiak ndaj jap dorëheqjen për të ruajtur imazhin personal dhe të artistit”, theksoi Klajdi Marku.

Në Festivalin ndërkombëtar rinor të dramës antike, nga 10-13 maj, i pranishëm sipas axhendës publikuar nga vetë mediat greke, ka qenë edhe kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi

S.G/S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Nasi kërdypi: 14/05/2024 19:28

    Gazeta gënjeshtare që nuk paguni taksa

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja