'Ishte një çmenduri, nuk kuptova asgjë', Kristjan Asllani: Festova shumë se jam tifoz i Interit
Kristjan Asllani duke festuar me flamurin kuqezi
Kristjan Asllani u shpall kampion me Interin, teksa zikaltërit siguruan trofeun e 20-të të Serie A dhe yllin e dytë në fanellë. Mesfushori i Kombëtares foli për DAZN dhe tregoi lumturinë për këtë sukses dhe raportet me kolegët brenda dhe jashtë dhomave të zhveshjes.
"Më dhemb shumë koka, nuk po kuptoj më asgjë, jam shumë i lumtur të shikoj tifozët teksa gëzojnë në këtë mënyrë”, nisi Asllani prononcimin.
Sa i përket vendimit për të qëndruar në Milano, shqiptari u përgjigj se largimi i Brozoviç ia lehtësoi shumë vendimin.
“Kisha vendosur të qëndroja, por largimi i Brozoviç më ndihmoi që të merrja këtë vendim edhe më lehtë. Unë jam edhe një tifoz i Inter”, pohoi Asllani.
I pyetur se prej kujt kishte mësuar më shumë si zikaltër, Asllani shpjegoi:
“Çalhanoglu është shumë i fortë. Është mesfushori i parë, prej të cilit kam mësuar dhe jam rritur shumë. Jam lidhur shumë me Hakanin.”
Në fund të bashkëbisedimit, shqiptari tregoi edhe detaje rreth festës në autobus:
“Barela, Dimarco dhe Lautaro janë me të vërtetë të fortë, prej orësh festojnë dhe nuk janë lodhur. Ndërsa Fratessi dhe Arnautoviç bëjnë gjëra të çmendura. Arnautoviç më ngacmon gjithmonë edhe me grushte(qesh)."
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Janar, 08:38
14 vite nga vrasja e 4 protestuesve, do bëjë SPAK drejtësi për 21 janarin?
-
Po
55.4%
-
Jo
31.7%
-
Nuk e di
12.8%
Vota total: 608
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Juventusi i 'tregon derën' Dusan Vlahovicit, dy klube nga Premier League e duan që këtë muaj
21 Janar, 21:59
-
Sfidon Interin në Pragë, Qazim Laçi: S'kam folur me Asllanin, jam tifoz i Milanit
21 Janar, 19:28
-
Në Itali 'duartrokasin' Kristjan Asllanin, pjesë e formacionit të javës në Serie A
21 Janar, 18:23
-
GOLAT/ Asllani asist, Interi fiton dhe ndjek Napolin! Lazio goleadë me Hysajn në fushë, Fiorentina dhe Torino barazojnë 1-1
19 Janar, 16:22
-
GOLAT/ Juventusi kalon 2-0 Milanin, Napoli përmbys 2-3 Atalantën dhe prin Serie A
18 Janar, 20:06
-
Armando Broja përplas dy klube, e ardhmja e sulmuesit enigmë
17 Janar, 15:05
-
Inter, ku janë rezervat? Në Itali kritikojnë Kristjan Asllanin, Bologna qëndron në pritje
17 Janar, 12:49
-
Amerikanët paguajnë klauzolën, Myrto Uzuni largohet nga Evropa
17 Janar, 08:39
-
Myrto Uzuni vazhdon rebelimin, drejtori i Granadas: Të paguajë 12 milionë euro dhe të largohet
16 Janar, 16:11
-
Zyrtare/ Juventusi prezanton afrimin e parë të janarit, akord edhe me sulmuesin e PSG-së
16 Janar, 12:59
-
GOLAT/ Interi hap fals në shtëpi, Bologna e ndal 2-2! Asllani nga minuta e parë
16 Janar, 09:04
-
Konfirmohet dëmtimi i rëndë për Armando Brojën, sulmuesi jashtë për 3 muaj! Moyes: Do e kthejmë te Chelsea
16 Janar, 08:29