Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez kanë ndarë detaje nga dasma e tyre në Portugali, duke treguar edhe arsyen pse zgjodhën që ceremonia e martesës të ishte aq intime.

Pesë ditë para dasmës, çifti ka realizuar një intervistë për Vogue ndërsa ndodhej në shtëpinë verore në Cascais. Më 11 gusht, që shënon edhe 10-vjetorin e takimit të tyre të parë në një dyqan Gucci në Madrid, dhoma e ndenjes u kthye në vendin ku u mbajt dasma. Veshjet e tyre ishin po ashtu Gucci. Të dy dëshironin që ajo ditë t’u kushtohej familjes.

Rodríguez tha se dikur kishte imagjinuar një dasmë krejt ndryshe, por me jetën që të dy bëjnë, luksi është i prekshëm në përditshmërinë e tyre.

“Kështjella, shtëpi, ishuj, kuaj, makina: ne i kemi të gjitha këto në dispozicion çdo ditë,” tha Rodríguez. “Por diçka intime, është më e pazakontë për ne”, tha modelja.

Çifti shtoi se në të ardhmen planifikojnë të organizojnë një festë më të madhe me familjen dhe miqtë.

Zgjedhja e vendit ishte shumë personale për Rodríguez.

“Ne kemi zgjedhur ta bëjmë në dhomën e ndenjjes së shtëpisë sonë këtu,” i tha ajo Vogue, “ku hamë mëngjes, drekë dhe darkë dhe ku jetojmë përditshmërinë tonë.”

Ajo tha se dëshironte që fëmijët e tyre ta kujtonin rëndësinë e atij ambienti edhe shumë vite më vonë.

“Pas 30 vitesh dua që fëmijët të mendojnë: Diçka e mrekullueshme ndodhi në këtë tavolinë, betimet e martesës së prindërve tanë”, ndërsa Ronaldo ia priti me shaka:

“Me siguri nuk do të jetë e njëjta tavolinë. Mund ta ndryshojmë dekorin”, por për Georgina-n, që ruan ende pistën e vrapit ku Ronaldo stërvitej 15 vite më parë në Madrid, duket se ky nuk do të jetë opsion.

Më pas, duke kujtuar takimin e parë në dyqanin e Gucci-t, Ronaldo tha: “Isha me shpinë nga ajo dhe më pas u ktheva dhe e pashë. Sytë tanë u takuan dhe që nga ai moment ishte…”

“Ishte një ëndërr,” shtoi Rodríguez.

“Po, një ëndërr,” u përgjigj Ronaldo. “E di që ajo është dashuria e jetës sime dhe mendoj se edhe unë jam”, teksa ndaloi një çast për të shtuar: “Mendoj se ajo mendon se jam dashuria e jetës së saj.”

Ronaldo dhe Rodríguez thanë se nuk prisnin që martesa të ndryshonte në mënyrë thelbësore marrëdhënien e tyre. Megjithatë, Ronaldo tha kurorëzimi si burrë e grua kishte një rëndësi të veçantë.

Nuk do të ketë as muaj mjalti për shkak të angazhimeve të Ronaldos me futbollin, edhe pse ai konfirmon se do të jetë viti i fundit që luan pasi tanimë ka ndërmend të shijojë frytet e 25 viteve punë.

Por, ka ende plane për një familje më të madhe.

“Unë nuk them kurrë kurrë,” thotë Cristiano kur pyetet nëse duan të ketë ndoshta 7 fëmijë. Georgina shton: “Një tjetër fëmijë tani do të ishte ngarkesë e madhe në shtëpi. Por kur më të vegjlit të jenë 15 ose 16 vjeç, ne do të jemi ende të rinj, kështu që pse jo? Është e vërtetë që nuk mund ta imagjinoj veten pa fëmijë të vegjël, ndaj do të shohim.”

1/9