Muhamed Salah ishte njeriu i ndeshjes për Liverpool në sfidën e fituar mbrëmë 4-0 kundër Partizanit të Beogradit. Egjiptiani realizoi dy nga katër golat në takimin e vlefshëm për “Champions League”, ndërsa qëndroi në fushë deri në minutën e 73-të.
Salah me kutinë e dhuruar në dorë
Përveç këtyre detajeve, më shumë bëri përshtypje një shkëmbim dhuratash në fundin e ndeshjes nga Salah. Futbollisti i Liverpool i dha fanellën një vajze që ishte në stadium, ndërsa kjo e fundit si këmbim i dhuroi një kuti misterioze. Mediat angleze shkruajnë se nuk dihet çfarë kishte në kutinë që mori Salah.
Nga foto dallohet që vajza mbante në kokë një shami e cila identifikon arabët, popullsi që ka të njëjtin besim si Salah, fenë myslimane. Ky mendohet të jetë detaji se përse futbollisti zgjodhi vajzën në fjalë për t’i dhënë fanellën.






Komente
Komento