Një 45 vjeçar shqiptar është arrestuar në Citta del Mobile të Italisë. Sipas hetimeve të prokurorisë italiane, shqiptari rezultonte të ishte pikë referimi për dhjetëra klientë që blinin kokainë dhe marihuanë.
Pas dëshmive të dhëna nga persona të moshave të ndryshme, rezultoi se të gjithë kontaktonin shqiptarin kur donin të blinin lëndë narkotike. Në njërin prej rasteve, karabinierët ndaluan një klient që sapo kishte blerë 2 gram kokainë nga 45 vjeçari shqiptar.
Për pasojë u dokumentua shitja e dhjetëra dozave të drogës. Që prej të premtes të kaluar, shqiptari ndodhet në paraburgimin e Bassones. Ndaj tij rëndon akuza e trafikut të drogës.