Një grua në Meksikë përfundoi duke kaluar ditën e saj të dasmës në një qeli, me pranga në duar, pasi u arrestua bashkë me dhëndrin pak para fillimit të ceremonisë, për një rast që përfshinte zhvatjen dhe rrëmbimin, dyshohet për llogari të një karteli droge.
Sipas Protothema.gr, nusja e quajtur Nancy. N u arrestua më 22 dhjetor, ditën kur ishte planifikuar të martohej me të zgjedhurin e zemrës së Clemente N, i njohur edhe me pseudonimin "Raton".
Prokurorët publikuan video dhe foto ku shfaqet Nancy N. me fustan nuseje dhe të prangosur, e rrethuar nga policia.
Edhe pse u raportua se dhëndri u dërgua me nusen në repart, media të tjera raportuan se ai arriti të arratisej. Gjithashtu ditën e dasmës, në pranga u vunë edhe gjashtë burra të tjerë.
Banda akuzohet për lobim ndaj tregtarëve të shpendëve pranë Mexico City dhe rrëmbim të katër punonjësve të një dyqani shpendësh në Toluca. Shumë nga anëtarët e bandës kishin pseudonime dhe prokurorët kanë mundur të përcaktojnë rolin e secilit në rrjetin e zhvatjes.
Të dyshuarit besohet se janë të lidhur me një kartel droge të njohur si La Familia Michoacana, i cili është akuzuar për vrasjen e gjashtë personave me një dron në Meksikën jugore në fillim të janarit. Sipas autoriteteve, ky krim është pjesë e një lufte më të gjerë mes bandave rivale për kontrollin e zonës.
![](https://shqiptarja.com/uploads/ckeditor/65a63caee6d13GDvT3-gW8AApILy.jpg)
S.S/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet të lejohet mjeku të punojë njëkohësisht në spital publik e privat?
-
Po
12.2%
-
Jo
83.7%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 2218
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Claudia, rrëfimi se si ndërroi një shtet
7 Qershor, 20:24
-
Claudia Sheinbaum, 'doktoresha', gruaja e parë presidente në Meksikë
3 Qershor, 10:18
-
Meksikë, votuesit pritet të zgjedhin për herë të parë një grua në krye të vendit
2 Qershor, 21:16
-
VIDEO/ Ambasadori u drejton automatikun punonjësve të ambasadës, shkarkohet nga detyra
1 Qershor, 07:17
-
Meksikë, ekzekutohet me plumb në kokë kandidati për kryetar bashkie
30 Maj, 14:35
-
Meksikë/ Shembet skena gjatë një tubimi politik, nëntë të vrarë, mes tyre një fëmijë! 50 të tjerë të plagosur
23 Maj, 09:43
-
Meksika i prish marrëdhëniet diplomatike me Ekuadorin, pas bastisjes në Ambasadë
6 Prill, 15:56
-
'Ëndrra të bukura'! Meksikanët shënojnë Ditën Botërore të Gjumit duke dremitur
16 Mars, 18:44
-
Meksikë, kisha e zhytur në ujë rishfaqet në sipërfaqe! Për popullatën është ogur i keq (VIDEO)
13 Shkurt, 07:39
-
Ish-futbollisti qëllohet me gjashtë plumba në Meksikë, ndërron jetë në fushën e lojës
2 Shkurt, 15:42
-
‘Murgeshat e kanabisit’ që duan t’ua marrin marihuanën narkotrafikantëve
3 Janar, 21:04
-
Blinken viziton nesër Meksikën, mbi 11 mijë emigrantë presin të hyjnë legalisht në SHBA
27 Dhjetor 2023, 10:50