KAKAVIJE- Një 26-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë në pikën kufitare të Kakavijës pasi ishte shpallur në kërkim për mos kallëzim krimi.
Ndaj të riut nga Kavaja Gjykata e Shkodrës kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”, pasi dyshohet se ka qenë i pranishëm në një konflikt me armë zjarri, mes dy shtetasve, në vitin 2022, në fshatin Bardhaj, Shkodër, por nuk ka kallëzuar në Polici”, njoftoi sot policia.
Veprimet e tjera procedurale për këtë shtetas do të kryhen nga DVP Shkodër.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
I arrestuari është identifikuar me inicialet M.I
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)