KUKES-Një kosovar i shpallur në kërkim ndërkombëtar, është arrestuar nga Policia Kufitare në Morinë-Kukës, me qëllim ekstradimin në Kroaci.
 
G.K., 31-vjeç, banues në Vitina, Kosovë është arrestuar pasi gjatë regjistrimit në sistem, rezultoi se ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Zagrebi/Kroaci.
 
Gjykata Supreme Kroate e ka dënuar me 1 vit burg, për kryerjen e veprës penale “Shkelje të Ligjit për Drogat”.
 
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Redaksia Online
B.B/Shqiptarja.com