Policia britanike ka arrestuar 34-vjeçarin, bosin e drogës dhe pronarin e një kafe-je, Taulant Stoica i akuzuar për trafik ndërkombëtar të drogës, si pjesë i një grupi kriminal.

Sipas mediave britanike, Stoica akuzohet se ka trafikuar sasi të mëdha të lëndëve narkotike nga Holanda drejt Italisë dhe shteteve të tjera evropiane, nga periudha e dhjetorit të 2015 deri në shkurt të 2016.

Ai dyshohet se ka trafikuar drogë me 38 persona të tjerë. Grupi kriminal trafikonte drogë të klasit A, vlera e së cilës në treg ishte e madhe.

Prokurorët pretendojnë se babai i 4 fëmijëve është arratisur drejt Britanisë së Madhe, duke u bërë edhe pronari i një kafe-je në Londrën lindore, me qellim të shmangë arrestimin.

Stoica, i cili u shfaq ditën e gjyqin me një maskë Lous Vuitton, pretendon se një dokument i dërguar nga avokati i tij italian konfirmon faktin që urdhri për arrestimin e tij është hedhur poshtë.

Shqiptari ka mohuar çdo akuzë në lidhej me trafikimin e drogës, megjithatë ai pritet të ekstradohet në Itali.

Gati një vit më parë, gjatë një operacioni antidrogë të koduar “Metropolis”, policia e shtetit ka arrestuar 3 persona pjesë e grupit kriminal në të cilin bënte pjesë edhe Taulant Stoica.

Pasi 3 të arrestuarit janë ekstraduar në Itali, subjektet e përfshira në këtë grup kriminal edhe Taulan Stoica, kanë marrë masë arresti.