Kristi Pina, 24-vjeç është arrestuar nga policia e Korçës, pasi ishte shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje droge, i cili bashkë me 4 shtetas të tjerë (3 prej tyre të arrestuar), do të transportonin 8.2 kg lëndë narkotike kanabis.
Në kuadër të operacionit antidrogë "Restart 14", policia e Korçës arrestoi pak ditë më parë Gjergji Bendo, 26 vjeç, Lentin Sulo, 29-vjeç, Mikel Kurtiqi 19-vjeç, pasi dyshohet se do të trafikonin lëndë narkotike në drejtim të Greqisë.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për kapjen e 35-vjeçarit G. D.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)