Një 27-vjeçar është vënë në pranga të policisë në Lezhë, pasi ishte shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me paramendim” mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje".
Kadri Kurtaj, banues në Sanaxhak, Kurbin, më datë 14.08.2021, në qytet Laç, për motive të dobëta ka plagosur me armë zjarri shtetasin E. P.(T) dhe më pas është larguar nga vendngjarja për në banesën e dajës së tij, shtetasit A. K.
Gjatë kontrolleve për kapjen e 27 vjeçarit, në banesën e dajës së tij, i cili u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes më datën 14 gusht 2021, u gjet arma e zjarrit automatik me të cilën dyshohet se ai kishte plagosur 25 vjeçarin shtetasin E.P.(T).
Gjithashtu, po në banesën e shtetasit A.K u gjetën një armë tjetër e llojit pushkë, 8 kallëpe me lëndë plasëse tritol, fitil zjarrpërcjellës, 70 kapsolla detonatore dhe 1.3 kg lëndë narkotike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme.