Një tragjedi ka ndodhur në Genova në Itali. Një roje sigurie 31 vjeç, Andrea Incorvaia, vrau të dashurën e tij 23-vjeçare, Giulia Donato dhe më pas qëlloi veten.
Sipas policisë 31-vjeçari vrau partneren e tij për shkak të xhelozisë. Vajza u gjet e vdekur në shtrat dhe dyshohet se u vra në gjumë.
Në të njëjtën dhomë u gjet edhe pistoleta e shërbimit. Ishte motra e 31-vjeçarit e cila shkoi në shtëpinë e kunatës, pasi nuk kishte asnjë lajm nga i vëllai dhe gjeti dy kufomat.
Ajo e dinte që të dy po shkonin drejt ndarjes dhe së fundmi grindjet ishin bërë të shpeshta.