Shorti i kualifikueseve të Botërorit, përveç Angli, Letonisë dhe Andorës, i vendosi përballë Shqipërisë Serbinë, një rival që 10 vite më parë shkaktoi shumë trazira në ndeshjen në Beograd ku u shfaq edhe flamuri ‘Autoctonus’. Ish-trajneri i Kosovës Bylbyl Sokoli, për Report TV’, thotë se edhe pse ka kaluar shumë kohë pret që serbët të sillen njëjtë.
“Në këtë ndeshje vështirë se mund të kontrollohen në Beograd, por në Tiranë do të jenë si ‘pulat’. Ata dinë të jenë shumë agresiv si vendas, ndërsa si mysafir zbuten dhe dinë të jenë shumë të urtë,”-u shpreh trajneri i futbollit, i cili në zgjedhjet e 9 shkurtit kandidon për deputet.
Sokoli saktëson se pavarësisht kualiteteve të Serbisë Shqipëria ka gjasa të marrë pikë ose fitore si në Beograd ashtu edhe në Tiranë.
“Realisht për nga cilësia, vlera, Serbia është më lart se Shqipëria. Do të jetë favorite, por në këto ndeshje ku ka elementë të tjerë përveçse sportiv, është vështirë të parashikohet rezultati. Shqipëria ka gjasa të kalojë këtë sfidë sepse Serbia ka pikë të dobët është kontrolli dhe harmonia e grupit,”-tha ai.
Kosova në kualifikueset e Botërorit është shortuar me Zvicrën, Suedinë dhe Slloveninë.
“Zvicra është në rënie edhe pse ka ekip shumë cilësorë. Suedia është gjithashtu cilësore, me vlerë, por edhe Kosova nuk ka shumë dallime me këto skuadra. Sllovenia ka treguar cilësi në Evropian, por të gjithë ekipet sipas meje mund të befasojnë dhe të renditet në vendin e para që të mundësojnë garën edhe më tej,”-deklaroi Bylbyl Sokoli.
Ndryshe nga Shqipëria, Kosova për shkak se luan në Ligën e Kombeve, eliminatoret e Botërorit do ti nisë në shtator.
Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
17 Mars, 09:11
Mendoni se Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e 11 majit do të jetë më cilësor?
-
Po
45.8%
-
Jo
42.8%
-
Nuk e di
11.4%
Vota total: 851
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Hakmarrje primitive, FSHF lë Kombëtaren pa ultras! Anëtari i TKZ për Report TV: Na thanë mos kundërshtoni Euro 2027 me Serbinë, mungojmë në 'Wembley'
18 Mars, 13:03
-
Ndeshja kundër Anglisë, Asllani: Në Londër s'shkojmë për turizëm, duam Botërorin! Bajrami: Të mësojmë nga gabimet
18 Mars, 12:01
-
VIDEO/ Goli i anuluar për Rrakllin në Tiranë dhe 'vjedhja' e pranuar nga UEFA, Shqipëria rekord humbjesh kundër Anglisë
18 Mars, 09:25
-
Kombëtarja 'në kazermë', Sylvinho izolon ekipin! S'ka vizita dhe kafe
18 Mars, 08:26
-
Kualifikueset e Kupës së Botës 2026 / Kombëtarja nis stërvitjen për përgatitjen ndaj ndeshjeve me Anglinë dhe Andorrën
17 Mars, 20:21
-
Botërori 2026/ Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë para Anglisë dhe Andorës! 12 lojtarë në fushë, të tjerët të diferencuar, Sylvinho ‘buzëqesh’
17 Mars, 17:09
-
'U mpiva nga emocionet', Shehu tregon për ftesën e Kombëtares! Arbër Hoxha: Anglinë mund ta befasojmë
17 Mars, 14:37
-
'Pa bileta për herë të parë pas 21 vitesh', 'Tifozat Kuq e Zi': Hakmarrje tipike e FSHF, nuk duam Evropianin me Serbinë!
17 Mars, 11:54
-
Befason Sylvinho, afron në Kombëtare tre futbollistët e Superligës! Bashkohen të hënën në grumbullim
16 Mars, 21:19
-
Ylli i ekipit mungon kundër Shqipërisë, në Angli konfirmojnë dëmtimin e Cole Palmer
16 Mars, 19:29
-
E 'kryqëzuan' për zgjedhjen, klubi nga Kosova lavdëron Etnik Brrutin: Shqiptarët kanë vetëm një komb
15 Mars, 21:31
-
VIDEO/ Gjesti i veçantë i Sylvinhos, ndal konferencën dhe përqafon zyrtarin e FSHF-së! Duartrokitet nga gazetarët
15 Mars, 15:35