Sevilla ka zyrtarizuar të martën se 52 vjeçari Julen Lopetegui është trajneri i ri i skuadrës për tre sezonet e ardhshme. Ish-trajenri i Real Madrid dhe Spanjës ishte i përzgjedhuri i drejtuesit të andaluzianëve Monchi pavarësisht se kritikat për përzgjedhjen e tij si trajner i Sevillas kanë qënë të shumta mbi të gjitha në rrjetet sociale.
Lopetegui duket se nuk është një trajner që i pëlqen tifozëve të Sevillas por kjo nuk ka ndikuar tek drejtuesit të cilët e konsiderojnë si trajnerin ideal pasi për herë të parë me një teknik firmosin një kontratë 3 vjeçare.
Julen Lopetegui i papunë që kur u shkarkua nga Real Madrid merr drejtimin e Sevilla-s me objektivin për ta rikthyer në Champions League dhe të rrisë edhe çmimet e lojtarëve në merkato. Lopetegui do të prezantohet të mërkurën në sallën e konferencave të stadiumin Ramon Sanchez Pizjuan./ Përgatiti Andi Kapxhiu