Ishulli francez në Tiranë
mbush 20 vjeç

Ishulli francez në Tiranë <br />mbush 20 vjeç
TIRANË – Aleanca Franceze në Shqipëri hyri në vitin e 20 të saj. Dhe si në cdo ditëlindje, edhe në këtë përvjetor kanë festuar miqtë, pedagogët dhe studentët e një prej gjihëve më të folura në botë, e kësisoj edhe në Shqpëri. Ftesës së drejtuesve të Aleancës i janë përgjigjur studiues, frankofonë, por edhe politikanë. Kryeoparlamentarja Topalli, e njohur për shprehjet e saj në gjuhën frënge shpesh në fjalimet publike, por krahas saj edhe Lulzim Basha me bashkëshorten. Madje, ky i fundit nuk ka humbur kohë dhe ka bashkëbiseduar jo pak me një prej politikanëve me frankofonë të Shqipërisë, Kastriot Islami.
Kanë nxituar të fiksojnë këto momente në foto sidomos ata që prej vitesh kontribuojnë për tu mësuar shqiptarëve gjuhën frënge, por edhe studentët.

ISHULLI FRANCEZ NË TIRANË
Aleanca Franceze në Tiranë u themelua në mars të vitit 1992, pra 15 vjet më parë. Ambientet e saj u përzgjodhën nga përfaqësues të shtetit francez të cilët kërkuan një numër të madh dokumentash për të vërtetuar se pallati i ri ku ndodhet Aleanca ishin ndërtuar me leje të rregullt dhe e kishin regjistruar në Hipetekë. Ky institucion është një prej 1300 të tillave, të shpërndarë në 120 vende të botës. Një numër i madh klasash të vogla të del para syve kur hyn atje, ndërkohë që pjesa ndoshta më e këndshme është Mediateka ku frekuentuesit kanë mundësi të zgjedhin jo vetëm mes 3 mijë titujve të botimeve në gjuhën frënge por edhe të shikojnë qindra video filmash apo dokumentarësh francezë si dhe, padiskutim, të dëgjojnë muzikën franceze.
Ka qindra fëmijë të vegjël të cilët fillojnë të mësojnë gjuhën frënge qysh në moshën 7 vjeçare dhe mesatarja e rreth 800-1000 studentëve që frekuentojnë kurset çdo vit në këtë qendër, është mosha e gjimnazistëve dhe studentëve, ndërkohë që stafi përbëhet nga profesorë shqiptarë dhe francezë. Të paktën 100 të rinj shqiptarë pranohen në shkollat franceze pasi janë përgatitur në aspektin linguistik nga Aleanca Franceze, e cila në total është një investim që kap shifrën e rreth 600 mijë eurove.

(al.qe/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim