Ishulli më fantastik në botë me vetëm 6 banorë (FOTO)

Ishulli më fantastik në botë me vetëm 6 banorë (FOTO)

Ishulli Flatey

Një ishull me 6 banorë është cilësuar si më i miri në botë.

Ishulli ‘Flatey’ i pozicionuar në vijën veri-perëndimore të bregdetit të Islandës ka zënë vendin impresionuese në listën e një prej agjencive më të njohura “Big 7”, që ka bërë një renditje të 50 ishujve më të mirë për 2020-ën.

Në  bazë të kombinimit  të votave të lexuesve, reportazhit të mediave dhe eksperiencës së përjetuar nga vetë stafi gjatë udhëtimit, u zgjodh si ishulli më i mirë në botë.

 "Flatey" është i qetë në dimër, por në verë numri i vizitorëve pëson një rritje graduale prej 9 mijë vizitorësh.

Në ishull mund të mbërrish vetëm nëpërmjet një trageti dhe të marrësh një dhomë në hotelin e vetëm që ndodhet aty.

 Ishulli është i njohur për bukurinë e tij të mahnitshme dhe librarinë, e ndërtuar në vitin 1864, e cila është më e vjetra në Islandë.

Gjithashtu ndodhet edhe një kishë, që daton nga viti 1926, me afreske të piktuara nga Kristjana dhe Baltasar Samper.

Ora 18:42
Ishulli më fantastik në botë me vetëm 6 banorë
1/7
  • Komento

    KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

    • Sondazhi i ditës:
      26 Dhjetor, 08:05

      Si ka qenë për ju viti 2024?



    ×

    Lajmi i fundit

    AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg

    AMF mbledh sektorin financiar për festat dhe cakton prioritetet! Kaçi: Zbatim me transparencë i rregullores së faktorëve të riskut dhe besueshmëri në treg