Këto janë pamjet në hyrje të një pallati 3-katësh në fshatin Ishull-Lezhë. Objekti ndodhet 3 km larg qytetit të Lezhës dhe është mbuluar nga ujerat e zeza.
Problematika vazhdon prej 1 muaji, duke u kthyer në rrezik për shëndetin e banorëve.
“Mban ere shumë e rëndë. Nuk hap dot derën e dyqanin. Njerëzit nuk kanë nga kalojnë, gjithë rruga me ujëra të zeza. Ka disa ditë kështu”, tha një banor.
![]()
Ndotja është shqetësim edhe në rrugën poshtë tregut të qytetit të Lezhës. Ujërat e zeza kanë dalë në sipërfaqe, duke vështirësuar lëvizjen e këmbësoreve si dhe penalizuar bizneset e familjaret që jetojnë në këtë zonë.
“Jemi ankuar në bashki, por askush nuk vjen për të zhbllokuar pusetat dhe pastruar”,- tha një tjetër banor.
Si zgjidhje të këtyre problematikave, Bashkia Lezhë sheh zbatimin e projektit të kanalizimeve të ujerave të bardha dhe të zeza në qytetit, investim i cili pritet të nisë së shpejti me financim të Bankës Gjermaneve për Zhvillim.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)