Lezhë/ I ngacmoi të dashurën në plazhin e Tales, 30 vjeçari qëllon me pistoletë pushuesin, arrestohet pas disa orësh (EMRAT)

LEZHË- Një plagosje me armë zjarri u shënua mesditën e kësaj të diele, (21 korrik 2024), afër një lokali ne plazhin e Tales, në Lezhë, për motive xhelozie. Një 30 vjeçar plagosi me armë zjarri 27 vjecarin Alfred Marku, pasi ky i fundit dyshohet se i ngacmoi të dashurën.

Ngjarja u shënua rreth orës 13:30, afër një lokali në breg të detit, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale.

Dy të rinjtë debatuan fillimisht me njëri tjetrin, e më pas autori mori pistoletën dhe qelloi Alfred Markun. Ky i fundit ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, aty ku po merr mjekim të specializuar, dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Lezhës identifikoi autorin, i cili u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes. Në hyrje dalje të qytetit u ngriten pika kontrolli, e brenda pak oresh u bë e mundur lokalizimi dhe prangosja e autorit.

Ai është 30 vjeçari Ermir Lucaj, ndërsa policia gjeti dhe sekuestroi ne cilesinë e provës materiale dhe armën e zjarrit pistoletë me të cilën kreu plagosjen, si dhe automjetin tip Audi që u largua. Grupi hetimor gjithashtu ka sekuestruar në vendngjarje celularin e autorit të dyshuar dhe prova të tjera që do t'i shërbejnë hetimit për dokumentimin ligjor të këtij rasti.

Arrestimi i Ermir Lucaj u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.", thotë policia.

Të dy si i arrestuari Ermir Lucaj 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë dhe i plagosuri Alfred Marku27 vjeç, banues në Zejmen, të Lezhës ndodheshin në plazhin e Tales si pushues. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 19:19
Plagosi me armë zjarri 27 vjeçarin se i ngacmoi të dashurën, arrestohet autori (EMRI)

 

Policia ka vënë në pranga autorin e plagosjes me armë zjarri ditën e sotme në plazhin Tale të Lezhës.

U vu në pranga 30 vjeçari Ermir Lucaj, i cili plagosi Alfred Markun 27 vjeç, për motive xhelozie, pasi ky i fundit i ngacmoi të dashurën.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi  kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.", njofton policia.

SI.E./S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sotir: 21/07/2024 17:56

    Bravo mire ja ka ber pleres

    Përgjigju
    • Sondazhi: 21/07/2024 21:51

      Bravo them dhe une po kjo pistoleta është bërë sikur po mban çakmak, policia qe duam.

  • Tutu: 21/07/2024 15:46

    I lumte dora.. dava legenesh shqetesijne njerzit kur pushojne…

    Përgjigju
    • Sitir: 21/07/2024 17:58

      Bravo

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot

Kjo Krishtlindje është ftesë për të përjetuar magjinë... Çfarë thonë yjet për ju sot