Të panjohurat e Lezhës! 10 udhërrëfyesit e parë gati për turistët

Turistët që vizitojnë Lezhën do ta kenë më të lehtë njohjen dhe eksplorimin e këtij rajoni me potencial të jashtëzakonshëm turistik. 10 udhërrëfyesit e parë janë certifikuar dhe ata janë të gatshëm për të shërbyer në sektorin e turizmit.

“Lezha ka një terren të përshtatshëm që mund të ketë zhvillim të madh në turizëm. Dëshira ime ka qenë që të hap një guidë turistike të veçantë”, tregoi Fatjon Vathi, udhërrëfyes turistik.

“Lezha ka shumë gjëra të bukura dhe të pa njohura për turistët. Turistët vijnë bëjnë plazh dhe ikin se nuk dinë shumë gjëra”, tha Gjon Çoku, udhërrëfyes turistik.

Kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu thotë se udhërrëfyesit ishin domosdoshmëri, për t’u ardhur në ndihmë turistëve që të njohin dhe prekin nga afër gjithçka ofron kjo zonë.

“Udhërrëfyesit janë një hap më shumë për të orientuar të gjithë turistët e huaj që vijnë. Kjo histori duhet të vazhdoje për të rregulluar dhe problematika të tjera që si kemi në nivelet e duhura. Duke vazhduar me INFO-POINT. Do i porosisim për vitin tjetër dhe duhet të kemi përcaktuar çdo aset që kemi ne. Njerëzit janë të pa qartë se çfarë ofron Lezha. Lezha i ka të gjitha dhe ne duhet të gjejmë mënyrën ti gjejmë në sipërfaqe”, u shpreh kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.

Mungesa e udhërrëfyesve ishte një mangësi për turizmin në Lezhë, duke bërë që turistët të largoheshin pa e njohur dhe eksploruar këtë rajon plotësisht

G.M./E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 19/07/2024 23:55

    Udherefyesit jane tjeter gje dhe guidat turistike jane tjeter,por te dy palet duhen certifikuar,sepse ka lloj,lloj personash qe bejne keto pune te pacertifikuar dhe shpesh ose nuk e kane idene,ose japin info.te gabuara.P.sh,po lexoja nje dite ne MSN nje artikull reklame turizmi per Shqiperine, nuk me kujtohet nga ishte shkeputur, por tregonte plot gjera interesante nga fusha te ndryshme per Shqiperine,por kur fliste per kulturen e sitet interesante qe duhen vizituar,thoshte se Skenderbeu ishte me baba me origjine serbe dhe nena me origjine malazeze.Mund te ishte dashakeqesia pas ketij informacioni,por mund te ishte dhe injoranca,apo disinformacioni,s.d.q diku ishte marre dhe rishitur per turistet e mundshem dhe kjo nuk eshte hera e pare qe has te tilla gjera,kam pare dhe video,prandaj eshte me rendesi qe udherefyesit e guidat te jene te certifikuar e te japin infon.e duhur!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri

'Dorëzoni armët, ose do groposeni me to', Erdogan paralajmëron rebelët kurdë në Siri