Një ish-ushtar britanik, Jordan Gatley, është vrarë duke luftuar në Ukrainë. Familja e tij ka njoftuar për vdekjen e ish-ushtarit britanik.
Jordan Gatley, i cili u largua nga ushtria britanike në mars vdiq në betejën për qytetin lindor të Severodonetsk, raporton BBC.
Jordan është britaniku i dytë që ka vdekur në përpjekje për të mbrojtur Ukrainën nga pushtimi i Rusisë, pasi Scott Sibley humbi jetën në prill.
Familja e ish-ushtarit britanik tha: "Jordan ishte një hero dhe do të jetë përgjithmonë në zemrat tona”.
Në një postim në Facebook, babai i tij Dean tha se djali i tij vdiq në vijën e frontit duke mbrojtur Severodonetsk.
Lajmi kryesor:
Disfatë e rëndë, Rusia tërheq trupat nga Kherson! BE propozon paketën e ndihmës për Ukrainën prej 18 miliardë eurosh për vitin 2023









