JORDANI - Pas ekzekutimit të pilotit nga ISIS, në Jordani kanë nisur të qarkullojnë zëra se tashmë do të jetë vetë mbreti i cili do të drejtojë operacionet në luftën kundër ISIS. Sipas mediave arabe mbreti është një pilot mjaft i mirë dhe ka shumë mundësi që ai të dalë vetë në terren për të koordinuar bombardimin ajror ndaj ekstremistëve dhe për të kërkuar shpagimin për vrasjen brutale të pilotit nga ISIS.

Të tilla pretendime vijnë pak pasi ish-gjenerali u tha anëtarëve të Kongresit Amerikan se ishte i gatshëm për hakmarrje të pamëshirshme ndaj ushtrisë së terrorit për vrasjen brutale të Kasasbehut, i cili u dogj i gjallë.

Sipas një citimi referuar një personazhi nga Clint Eastwood që thotë: “Po doli ndonjë horr që guxon të më qëllojë, do vras jo vetëm atë, po do i vras edhe gruan e shokët dhe do ia djeg nga themelet atë dreq shtëpie”. Ka thënë kryetari i shtetit jordanez duke lënë të kuptohet edhe mundësia që të jetë ai drejtuesi i operacioneve.

“Eshtë gati për luftë, tamam ashtu siç ishim ne pas 11 shtatorit”, ka thënë për këtë rast republikani amerikan Duncan Huntershton.

Vrasja e tmerrshme e Kasasbeh-ut ngjalli reagime të ashpra në mbarë botën, aq sa edhe vetë Al Kaeda e cilësoi si të papranueshme, ndërsa kleriku mjaft në zë mysliman, sheiku i madh Ahmed al Tayjip i universitetit të Kajros, deklaroi se personat përgjegjës për këtë akt ç’njerëzor duhet të vriten, të kryqëzohen apo t`i shkulen gjymtyrët.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)