Një grua u dogj e gjallë nga militantët e ISIS pasi refuzoi të marrë pjesë në një akt ekstrem seksual. Kështu raportojnë zyrtarët e Kombeve të Bashkuara në Irak, sipas të cilëve, grupi terrorist po targeton femra në moshë të re nga komuniteti Jazidi në Irak, për ti tregtuar si skllave seksi te ushtarët e luftës.
Me qindra gra janë rrëmbyer nga luftëtarët e xhihadit që i dërgojnë femrat e virgjëra në tregun e skllaveve në qytetin Raqqa, aty ku shiten si objekte seksuale.
Shumë gra detyrohen që të zhveshura të testojnë virgjërinë e tyre përpara se të dërgohen në treg.
Rasti më tronditës është ai i një 20 vjeçareje që u dogj e gjallë sepse refuzoi një akt ekstrem seksual.
Lesl Gerntholtz, përfaqësuese e Kombeve të Bashkuara në çështjet mbi dhunën seksuale, rrëfen gjithashtu historinë e një vajzë 10 vjeçare nga komuniteti Jazidi, shtëpia e së cilës u shkatërrua nga militantët në Mosul dhe ajo u shndërrua në skllave seksi që e vogël.
Vajzat, pasi përdoren si skllave seksi tregtohen disa herë në treg. Një prej tyre, tha përfaqësuesja, pasi u tregtua 22 herë, u dhunua rëndë nga një një luftëtar që shkroi mbi trupin e saj emrin e tij, për të treguar se ai ishte pronari i vajzës.
Vajzat që kanë mundur të arratisen prej rrëmbyesve kanë tashmë nevojë për një trajtim të thelluar psikologjik për shkak të traumës që kanë pësuar.

Redaksia Online
(al.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com