Sipas familjarëve të Zaimaj, ai ka dalë indirekt në këtë përgjim dhe se nuk ka qënë fare objekt hetimi. Por pavarësisht pretendimeve të tyre, autoritet Malajziane konfirmohet se i kanë kërkuar autoriteve Shqiptare që ti ndihmojnë me informacion lidhur me aktivitetin e pedagogut Shqiptar, në Shqipëri. Një burim pranë policisë së Shtetit i tha gazetës “Shqiptarja.com” se janë duke verifikuar aktivitetin e shtetasit Klodjan Zaimaj në qytetin e Tiranës, Cërrikut dhe Elbasanit. Ndërkohë mësohet se 5 nga të arrestuarit në Malajzi si të dyshuar për lidhje me organizatën terroriste ISIS, janë liruar. Verifikime po kryhen për personat e tjerë, për të cilët pritet që në ditët në vijim nga autoritetet Malajziane të meret një vendim nëse do lirohen ose jo nga burgu.
Rrëfimi i gruas
Klodjan Zaimaj, ka mbaruar doktoraturën në Universitetin e Kuala Lumpurit në Malajzi, pas ndalimit si i dyshuar për terrorizëm, gazeta “Shqiptarja.com”, bashkëbisedoi me bashkëshorten e tij Marinela Zaimaj. Ajo shpjegoi se burri i saj, me të cilin ka katër fëmijë, ka kryer studimet universitare “Bachelor” dhe “Masterin” në Jordani për Jurispudencë Islame, dhe më pas pasi i përfundoi u angazhua dhe u emërua në pozicionin imam xhamije, po në zonën ku përfundoi studimet në dy xhami. Marinela Zaimaj, tregon se Klodjani pasi ka përfunduar studimet në Jordani, është transferuar në Malajzi, shtet në të cilin sërisht ka vazhduar studimet islame.
Nëna e katër fëmijëve thotë se i shoqi nuk ka absolutisht lidhje me muslimanët e Kosovës po ashtu edhe të Maqedonisë, por është person publik dhe i njohur nga “Dijetarët Bashkëkohor”, në të gjithë vendet islame,kontribues në mos ndarjen në grupe midis muslimanëve por në një tolerancë dhe bashkëpunim midis tyre në Elbasan dhe Cërrik.
“La postin e Imamit iku në Kuala Lumpur”
“…me deshirën e tij la postin e imamit në Jordani, ku dhe u zhvendos në Malajzi në kryeqytetin malajzian Kuala Lampur ku kreu Doktorraturën. Doktorraturën e perfundoi me sukses në vitin 2017 me rezultatet më të larta ku dhe spikati për cilësitë e tij të larta në shembull edukues, tolerancës dhe të vlerave të familjes në islam…”-tregon Marinela Zaimaj.
Për shkak të këtyre cilësive, autoritete e universitetit në Malajzi mësohet se i kanë propozuar postin e docentit universitar pranë vetë universitetit. Marinela tregon se gjatë periudhës së doktorraturës për të përballuar nevojat ekonomike familjare, gjithashtu ka ushtruar në disa akademi vendase rolin e profesorit të gjuhës Arabe dhe të mësimit të Kuranit.
Gjithashtu sipas bashkëshortes, Klodjan Zaimaj ka drejtuar një akademi dhe aktualisht është drejtues i një Akademie dhe profesor në Universitetin shtetëror të Malajzisë. Në sajë të pozicionit të lartë si i shkolluar dhe në sajë të aftesive si intelektual, Zaimaj gëzonte reputacionin e një shoqërie intelektuale vendase dhe po ashtu të akademikëve të huaj.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












