Një tjetër peng është ekzekutuar nga militantët e Shtetit Islamik. Bëhet fjalë për pengun britanik Alan Henning, babai i dy fëmijëve me origjinë nga Mancesteri. Lajmi raportohet nga mediat amerikane që konfirmojnë publikimin e një video të re që dëshmon vrasjen e Henning. Në videon që nis me mbishkrimin “Një mesazh i për Amerikën dhe aleatët e saj”-ekzekutori i drejtohet presidentit amerikan Barak Obama: “Obama nis të bombardosh Sirinë dhe njerëzit tanë, ndaj tani është e drejtë që ne të sulmojmë njerëzit e tu”-shprehet një prej militantëve.
Ashtu si në videot e ekzekutimeve të mëparshme edhe kësaj here ka një mesazh nga vetë pengu. “Për shkak të vendimit të parlamentit tonë për të sulmuar shtetin islamik, unë si britanik do të paguaj çmimin e këtij vendimi”, shprehet Henning në video.
Taksisti 47-vjeçar nga Mancesteri mblidhte ndihma për fëmijët siriane dhe i transportonte në Lindjen e Mesme me anë të një organizate vullnetare të quajtur Ndihma për Sirinë.
Vetëm 10 ditë më parë, e shoqja i pati dërguar një mesazh terroristëve duke iu përgjëruar për ta liruar Alan. Ndërkaq ka reaguar kryeministri britanik David Cameron i cili dënoi ashpër vrasjen e pengut Alan Henning, që sipas tij tregon se sa barbarë janë këta terroristë. “Do të bëjmë gjithçka për ti ndalur këta vrasës dhe t’i nxjerrim para drejtësisë”, tha Cameron.
Edhe presidenti amerikan Barack Obama ka dënuar vrasjen brutale të pengut britanik. “SHBA-të dhe Britania e Madhe dhe aleatët e tyre do të vazhdojnë të punojnë për të nxjerrë përgjegjësit para drejtësisë”, ka deklaruar shefi i Shtëpisë së Bardhë.

Lajmi fillimisht u publikua me 3 tetor 2014
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO