ANKARA- 49 persona të marrë peng nga Konsullata Turke në qytetin verior të Irakut, Mosul, janë lënë të lirë nga militantët e Shtetit Islamik dhe janë kthyer në atdhe.

Ish pengjet janë pritur nga turma entuziaste në Ankara, pas mbërritjes gjatë paradites së sotme. Pjesmarrës në pritjen e tyre ishte dhe vetë Kryeministri Ahmet Davutoglu i cili tha se lirimi i tyre ishte një lajm i gëzueshëm për të gjithë vendin, duke shtuar se operacioni për lirimin e tyre është drejtuar nga Agjensia e Inteligjencës Turke, por pa dhënë detaje të mëtejshme.

Pengjet mbaheshin nga ISIS që prej muajit qershor dhe 46 prej tyre ishin turq ndërsa tre të tjerë ishin Irakienë të punësuar në konsullatën Turke. Ndër to përfshihej stafi diplomatik, fëmijë dhe forca speciale policie.

Mendohet se lirimi i tyre erdhi pas mos pranimit të presidentit Turk për të mos qenë pjesë e koalicionit ndërkombëtar kundër ISIS të drejtuar nga SHBA, arsya e refuzimit të të cilit ishte pikërisht frika për jetën e këtyre pengjeve.

Redaksia Online
(e.n/Shqiptarja.com)