Një karton i kuq për danezët krijoi iluzionin se Egnatia mund të fitonte ndeshjen tepër të vështirë kundër Aarhus në Danimarkë. Gjithsesi në fund të sfidës së Conference League kampionët e Shqipërisë ndanë pikët me kundërshtarin. Mbrojtësi Elion Sota thotë se për mënyrën se si shkoi ndeshja janë pak të pakënaqur, pasi mund të kishin marrë 3 pikët.

“Ndeshja nuk shkoi keq edhe pse mund të bënim më mirë sepse kishim rastet tona. 1 pikë mjafton dhe jemi të kënaqur. U mërzitët që nuk fituat? Ne këtu erdhëm për fitore, por 1 pikë do ta pranonim të na e siguronin para ndeshjes,”-u shpreh Ildi Gruda, futbollist i Egnatias.

“Luajtëm në transfertë ndaj një kundërshtari shumë të fortë që vitin e kaluar ka dalë kampion në Danimarkë. Kampionati danez ka shumë nivel. Para ndeshjes do ishim të kënaqur, por mënyra si shkoi ndeshje e pashë tek djemtë, por edhe tek vetja që u mërzitëm pak,"-tha Eljon Sota, futbollist i Egnatias.


Lajmi kryesor:

Egnatia mbetet e pamposhtur në Evropë, por largohet me pengje nga transferta e Aarhus në Conference League