ISIS me strategji të reja, arma e tij
më e fortë, celularët 'smartphone'

ISIS me strategji të reja, arma e tij<br />më e fortë, celularët 'smartphone'
ISIS ka një aplikacion të tijin që mund të shkarkohet në të gjithë telefonët Android. Sipas grupit të hakerave “Ghost Security”, ISIS ka nisur përhapjen e një aplikacioni ku gjenden të gjitha lajmet dhe videot propagandistike të grupit terrorist.

Aplikacioni funksionon si një portal informativ dhe drejtohet nga Agjencia e Lajmve Amaq, një grup që besohet se është i lidhur me ISIS. Sipas Michael S. Smith, aplikacioni përfshin lajme dhe video të ekzekutimeve të ndryshme dhe fitoret në fushë-beteja.

Aplikacioni quhet “Amaq Agency” dhe është i pajisur me opsionet më të fundit, që të gjithë të mund të informohen automatikisht, në kohë reale me të rejat më të fundit.

“Teknologjia është quajtur shpesh si ‘çorientuesi i madh’, si në punë, komunikim ashtu edhe në fusha të tjera. Por duhet që këtë ‘çorientimin e madh’ ta përdorim për të shpërqëndruar ISIS dhe të ndalojmë komunikimin e tyre me militantët e tjerë të devotshëm nëpër botë, si njerëzit në San Berndardino.” – u shpreh Hillary Clinton në një fjalim zhvilluar ditën e shtunë.

Edhe Presidenti Barack Obama i qëndronte të njëjtit mendim, ndërsa tha se ‘ndërkohë që Interneti bashkon vendet, ashtu krijon dhe një platform ku terroristët helmojnë mendjet e njerëzve’. Ai kërkoi ndihmën e kompanive telefonike për të parandaluar veprimtarinë e terroristëve. 
isis
Redaksia Online
(m.p/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Ftesa e Ramës, a duhet të kthehen emigrantët që punojnë në turizëm?



×

Lajmi i fundit

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës

Universitetet amerikane forcojnë rregullat, shpresojnë të përmbajnë protestat kundër luftës