Tre xhihadistë të ISIS, të ardhur nga Franca u kanë bërë thirrje bashkëatdhetarëve të tyre t’i bashkohen luftës xhihadiste ne Irak dhe Siri. Në videon me titull “Çfarë po prisni”, postuar në të gjitha rrjetet sociale shfaqen 3 francezët me emra të ndryshuar, të cilët vetëidentifikohen si: Abu Osama al-Faranci, Ebu Merjem el-Faranci, dhe Ebu Selman el-Faranci.

Fjalën e nis i pari, i cili me një pushkë në dorë thotë: “Çfarë po prisni? Pse nuk kryeni Hixhra? Si pranoni të punoni në vendin tuaj në një kohë që Allahu ju jep mundësinë të kryeni vepra të mira.

Xhihad në rrugën e Allahut”. Më pas, në video shfaqet personi i dytë me një mesazh për të gjithë armiqtë e islamit, veçanërisht për Francën. “Xhihadistë nga e gjithë bota nuk do të ngurrojnë të presin kokat tuaja. Për aq kohë sa vijoni të bombardoni, nuk do të gjeni paqe.

Ju madje, do të frikësoheni edhe kur te dilni ne treg”. Video 7 minutëshe e xhihadistëve francezë është e titruar në anglisht, dhe thuhet të jetë prodhuar nga al Hayat, qendra mediale e ISIS.




Redaksia Online
(shqiptarja.com)